Ballina Shëndeti ChatGPT i shpëton jetën një gruaje amerikane – zbuloi kancerin që mjekët...

ChatGPT i shpëton jetën një gruaje amerikane – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re

Lauren Bannon, një 40-vjeçare nga Karolina e Veriut, kaloi dy vite duke u përballur me diagnoza të gabuara nga mjekët, raportoi New York Post. E dëshpëruar nga mungesa e një përgjigjeje të saktë, ajo vendosi t’i drejtohet ChatGPT-së.

Pas përshkrimit të simptomave, inteligjenca artificiale sugjeroi se mund të bëhej fjalë për sëmundjen e Hashimotos – një çrregullim autoimun që prek gjëndrën tiroide. Edhe pse mjekët fillimisht ishin skeptikë, Bannon insistoi për të bërë analizat e nevojshme.

Rezultatet konfirmuan shqetësimet e saj: ajo u diagnostikua me kancer në tiroide.

Bannon është e bindur se pa ndihmën e ChatGPT-së, diagnoza do të ishte vonuar edhe më shumë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e saj. Tani ajo ndodhet në proces monitorimi dhe përballet me një rrugë të gjatë rehabilitimi.