Ballina Aktualitet Lajme E rëndë në Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren...

E rëndë në Itali, 36-vjeçari nga Kosova del nga burgu, rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra nën kërcënimin e armës! Si e nxori në pritë duke i thënë se…

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra, raporton ANSA.

Tmerrin e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.

Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë.

Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.

Gruaja u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke thirrur policinë.

36-vjeçari u arrestua pas dy ditësh kërkime intensive në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë.