Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë dhe ndihmuar vikimën për vetëvrasje, raporton GazetaSinjali.
Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 26-vjeçarja, Xheneta Ejupi.
Pak më parë, Sinjali po ashtu raportoi ekskluzivisht se i arrestuari në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.
Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i 7-të, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.
Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar intensivisht, për të ndriçuar plotësisht rrethanat që çuan në këtë vetëvrasje tragjike.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
“Ishe motra që s’e pata kurrë, më ndriçoje ditët e vështira” – fjalët prekëse të shoqes së 26-vjeçares që vdiq tragjikisht
Prishtina dje u trondit nga vdekja tragjike e 26-vjeçares Xheneta Ejupi, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Lakrishtë. E reja vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i dashuri i saj e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar se viktima e këtij rasti është Xheneta Ejupi.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe fëmijarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00.
E dhimbshme për familjen: Sot varroset 26-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë
Ndërkaq, për vdekjen tragjike të 26-vjeçares ka reaguar edhe një shoqe e saj, e cila e ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikeshës së saj.
Përmes një video-je në TikTok, e reja ka thënë se Xhenetën nuk e kishte vetëm shoqe, por e konsideronte si motër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ajo nuk ishte thjesht shoqja ime ajo ishte motra që nuk e pata kurrë. Me buzëqeshjen e saj, më ndriçonte edhe ditët më te vështira. E kam me shumë dhimbje ta pranoj qe nuk eshtë më, por do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.
Ajo ishte dritë per te gjithe ata që e njohën e dashur, e mençur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Edhe pse ka ikur fizikisht, prania e saj do të ndjehet gjithmonë”, ka shkruar shoqja e Xheneta Ejupit krahas videos.
@dhuurki8 Ajo nuk ishte thjesht shoqja ime ajo ishte motra që nuk e pata kurrë. Me buzëqeshjen e saj, më ndriçonte edhe ditët më të vështira. E kam me shumë dhimbje ta pranoj që nuk është më, por do ta mbaj gjithmonë në zemrën time Ajo ishte dritë për të gjithë ata që e njohën e dashur, e mençur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Edhe pse ka ikur fizikisht, prania e saj do të ndjehet gjithmonë #xhenetaejupi #RIP ♬ original sound – Josie Balka
E dhimbshme për familjen: Sot u varros 26-vjeçarja që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me këtë rasT është 30-vjeçari, Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.
Ai dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçaren që të kryejë vetëvrasjen, pasi i ka bërë presioni psikologjik për një kohë të gjatë.
Për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës u bë sot në orën 18:00.
“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin.