Ballina Aktualitet Lajme Gjendet pa shenja jete Ajet Lleshi, 27 vjeçari i ngrirë në malin...

Gjendet pa shenja jete Ajet Lleshi, 27 vjeçari i ngrirë në malin e Pashtrikut

Gjendet 27 vjeçari i ngrirë në malin e Pashtrikut pa shenja jete. Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit.

Ai ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa tashmë gjendet edhe i biri, fatkeqësisht i pajetë.

Ajet Lleshi, një i ri 27-vjeçar nga fshati Kishaj në Has, ka humbur çdo gjurmë prej më shumë se 24 orësh, pas një daljeje të thjeshtë nga banesa e tij një ditë më parë. Ai kishte dalë në mëngjes për të prerë dru, por nuk është kthyer më në shtëpinë e tij.
Pasditen e djeshme, Ajeti ka telefonuar të atin dhe i ka kërkuar ndihmë urgjente, duke i shpjeguar se kishte mbetur i bllokuar nga dëbora dhe nuk mund të kthehej dot në banesë. Dëbora ka bllokuar rrugët dhe e ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen, duke i krijuar atij një situatë të rrezikshme në natyrën e ashpër të zonës.
I shqetësuar për situatën, babai i tij ka njoftuar autoritetet, dhe menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat janë bashkuar me Emergjencat Civile dhe banorët e fshatit, kanë nisur kërkimet për të gjetur Ajetin.
Operacioni ka përfshirë një sërë mundësish për të përshpejtuar procesin e gjetjes, por, për fat të keq, ende nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.
Kërkimet janë ndihmuar edhe nga autoritetet e Kosovës, të cilat kanë angazhuar helikopterë për të mbështetur operacionin dhe për të pasur një pamje më të gjerë të terrenit të vështirë ku ka humbur Ajeti.