Detaje të reja zbulohen nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula.
Sipas mediave të huaja, prova të reja si jastëkë pis në kabinën e dushit, një njollë në murin e korridorit dhe shenjat të tjera të dyshimta në lavaman, në pjesën e pasme të karriges, në derën e makinës dhe një kuti sipër një dollapi, janë gjetur në shtëpinë e autorit Mark Samson.
Në disa prej provave u gjetën si “material biologjik”: flokët, pështymë dhe gjak. Por vëmendja u përqendrua te lecka e njollosur me një material të kuq, me gjasë që përdorej për pastrimin e banesës pas vrasjes.
Nëse do të jetë gjak, do të konfirmohet versioni i 23-vjeçarit dhe nënës së tij, të cilët janë të dy nën hetim për fshehjen e trupit dhe kanë rrëfyer se kanë pastruar gjurmët e 22-vjeçares.
Analizat janë të nevojshme, por hetuesit po presin rezultatet e autopsisë, sepse është thelbësore të kuptohet se kur Marku e vrau Ilarinan. Ai pretendon se e goditi me thikë në fyt mëngjesin e 26 marsit, pasi i çoi mëngjesin në dhomën e saj.
Versioni i tij është jo bindëse. Në bazë të gjurmëve të lëna nga celulari i viktimës, trupi i Ilarisë është larguar nga godina në lagjen Africano rreth orës 10:20 të datës 26 mars.
Para kësaj kohe, Marku do t’i shërbente mëngjesin Ilarisë, pastaj do ta kishte vrarë atë, do të kishte blerë disa produkte (një faturë e gjetur e vërteton këtë), do të kishte pastruar vendin e krimit dhe do ta kishte fshehur trupin e të resë në një karrocë. Një varg veprimesh të përqendruara në një periudhë të shkurtër kohe, gjë që e bën versionin e Markut më pak të besueshëm.
Pse i riu do të kishte ndryshuar kohën e krimit? Një gjë është e sigurt: mbrëmjen e 25 marsit në shtëpi ishte edhe babai i 23-vjeçarit. Për këtë arsye tashmë dyshimet bien edhe mbi të, i cili aktualisht nuk është nën hetim.
Samsoni akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Autori nuk tha asgjë për rolin e prindërve të tij. Por hipoteza është se, ndërkohë që prindërit e Ilarias po e kërkonin, ata të Markut po mbulonin djalin e tyre. Jo vetëm në ato njëzet orë, por për të gjithë javën./vizionplus.tv
@tetovanews
@tn.lajmelokale