E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq si pasojë e aksidentit tragjik në Drenas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë, vdekja e të cilët është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.
Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë thënë se Mulaj ka ndërruar jetë tragjikisht.
Ata po ashtu kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik.
“Të nderuar familjar dhe miq,
Në vijim të njoftimit të mëhershëm, ju informojmë se ceremonia e varrimit të të ndjerit Aldion Hajdin Mulaj do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik
Me pikëllim të thellë,
Familja Mulaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ekskluzive: E kap për fyti, e rreh me grushta dhe e godet me telefon – Gruaja në Fushë Kosovë denoncon dhunën nga bashkëshorti
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik brutal, duke treguar për çaste frike, dhune dhe përpjekje për të kërkuar ndihmë që u ndërprenë me forcë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një grua rreth 26 vjeçare, e cila është paraqitur dje në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka rrëfyer se një natë më parë, më 16 prill në mesnatë, se kishte pësuar sulm fizik nga bashkëshorti i saj, rreth 24 vjeçar.
Sipas dëshmisë së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr zvarrë deri në dhomën e gjumit, ku e kishte goditur disa herë me grusht në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Viktima kishte tentuar të thërrasë Policinë për ndihmë, por ai ia kishte marrë telefonin nga dora dhe e kishte përdorur si mjet për ta goditur sërish në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave, si dhe Prokuroria, ku me urdher i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Ekskluzive: E shtyn babanë nga shkallët pas një debati – 15-vjeçari nga Fushë Kosova përfundon në mbajtje
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një i mitur është arrestuar nga Policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, duke e shtyrë nga shkallët dhe duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, në rrugën “Gjirokastra”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale në familje, i mituri ka reaguar me dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas dëshmisë së viktimës, pasi kishte përfunduar debati mes tyre, djali i tij e kishte shtyrë atë nga shkallët, kështu duke i shkaktuar lëndime në këmbë, me ç’rast viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
15-vjeçari është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 24 orë.
Ekskluzive: Ky është i arrestuari që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë, Sinjali ka mësuar se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Alfred Hamza, nga fshati Shtuticë e Drenasit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë“, thuhet në konfirmim.
Ndërsa, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.
Mashtrimet përmes mesazheve, Posta e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të mos hapin linqet
Posta e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos hapin linqet nga mesazhet e dyshimta për të cilën dhe paralajmëroi se palë të panjohura janë duke dërguar mesazhe mashtruese përdoruesëve, duke u paraqitur si Posta e Kosovës.
Lidhur me këtë rast, Posta e Kosovës ka njoftuar se kanë informuar organet kompetente dhe bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me to për zbardhjen e rastit.
Ekskluzive: Ky është 21-vjeçari që shau e kërcënoi Policinë në Ferizaj – iu sekuestrohen një thikë dhe rizlla
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, qoftë kur janë në uniformë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Ferizaj, ku një polic u kërcënua seriozisht nga një 21-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Naim Beka”, atëherë kur njësia policore po e kryente detyrën e saj në teren.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Denis Ratkoceri, rreth 21 vjeçar.
Tek i njëjti gjatë bastisjes trupore u gjet një thikë dhe rizlla, që përdoret për mbështjelljen e substancave narkotike.
Mirëpo, situata nuk qëndroi në qetësi, derisa Ratkoceri eskaloi gjatë shoqërimit në veturën zyrtare, ku i dyshuari filloi t’i shante, t’i kërcënonte dhe madje kapi për rrobe një nga zyrtarët policorë.
Përballë kësaj situate, zyrtarët policorë reaguan menjëherë, duke e prangosur dhe shoqëruar me masa sigurie në stacionin policor, ku thika iu sekuestrua dhe u përpilua vërtetim për sekuestrim të thikës, rizlles.
Ndaj tij, Prokurori e ka iniciuar rastin si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari do të procesohet penalisht në përputhje me ligjin.
Ekskluzive: 21-vjeçari kapet me Policinë në Ferizaj – e shan, e kërcënon dhe i gjendet thikë e rizlla
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tjj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.
Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.
Lidhur me rastin, Policia ka konfirmuar se i dyshauri është arrestuar dhe intervistimit është dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.
Ekskluzive: Ky është 31-vjeçari që përfundoi në pranga në Aeroport – tentoi të ikte jashtë vendit
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për shtëpitë private, bizneset dhe jo vetëm. Para pesë muajsh, Gazeta Sinjali ka raportuar lidhur me një cak të grabitjes që ka qenë një shtetas turk në Prishtinë.
Siç merr vesh Sinjali kjo grabitje ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim për muaj të tërë.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuar mbrëmë është Besart Januzi, rreth 31-vjeçar, i cili tentonte të largohej nga vendi.
Burime brenda hetuesisë bëjnë me dije se ndaj tij kishte letër rreshtimi për rastin e grabitjes që kishte ndodhur më 15 nëntor 2024, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas deklarimeve të vikitimës me shtetësi turke, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit, kur ai ishte ndalur nga një veturë e zezë, nga e cila dolën dy persona të panjohur që me forcë i kishin grabitur çantën e dorës.
Gjatë kontrollit, Policia në qantën e Januzit ka gjetur: Dokumente personale (pasaportë, letërnjoftim dhe leje qarkullimi – të gjitha të shtetit turk), rreth 12-15 kartela bankare dhe 420 euro para të gatshme.
Pasi e kishin grabitur, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima kishte raportuar rastin në polici, ndërsa prokurori e kishte cilësuar rastin si “Grabitje”.
Pas arrestimit, 31-vjeçari është intervistuar, ndërkohë me urdhër të prokurorit për krime të rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në mbajtje.
Ekskluzive: E grabitën në rrugë në Prishtinë, i morën para, dokumente e kartela – njëri nga të dyshuarit arrestohet në Aeroport pas 5 muajsh
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tjj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Ekskluzive: E grabitën në rrugë në Prishtinë, i morën para, dokumente e kartela – njëri nga të dyshuarit arrestohet në Aeroport pas 5 muajsh
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për shtëpitë private, bizneset dhe jo vetëm. Para pesë muajsh, Gazeta Sinjali ka raportuar lidhur me një cak të grabitjes që ka qenë një shtetas turk në Prishtinë.
Siç merr vesh Sinjali kjo grabitje ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar, i cili ishte në kërkim për muaj të tërë.
Gazeta Sinjali mëson se personi i arrestuar është një 31-vjeçar, i cili më 17 prill 2025, është kapur në Aeroportin “Adem Jashari”, derisa tentonte të largohej nga vendi.
Burime brenda hetuesisë bëjnë me dije se ndaj tij kishte letër rreshtimi për rastin e grabitjes që kishte ndodhur më 15 nëntor 2024, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas deklarimeve të viktimës me shtetësi turke, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit, kur ai ishte ndalur nga një veturë e zezë, nga e cila dolën dy persona të panjohur që me forcë i kishin grabitur çantën e dorës.
Gjatë kontrollit, Policia në qantën e të dyshuarit ka gjetur: Dokumente personale (pasaportë, letërnjoftim dhe leje qarkullimi – të gjitha të shtetit turk), rreth 12-15 kartela bankare dhe 420 euro para të gatshme.
Pasi e kishin grabitur, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima kishte raportuar rastin në polici, ndërsa prokurori e kishte cilësuar rastin si “Grabitje”.
Pas arrestimit, 31-vjeçari është intervistuar, ndërkohë me urdhër të prokurorit për krime të rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në mbajtje.
Ekskluzive: U denoncua për dhunë në familje, 39-vjeçari kapet me arsenal armësh në Gracanicë
Një operacion i Policisë në Graçanicë ka rezultuar me zbulimin e një arsenali armësh në shtëpinë e një të dyshuari, pas një informacioni të siguruar nga një dëshmitare në një rast të dhunës në familje.
Burime të Gazetës Sinjali brenda hetuesisë bëjnë të ditur se bastisja është realizuar mbrëmë, më 17 prill, rreth orës 22:30, në fshatin Dobrotin.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Goran Pereniq, rreth 39-vjeçar i cili është kapur me disa armë dhe pajisje ushtarake për të cilat nuk posedonte asnjë leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer nga njësitë patrulluese dhe hetimore të Stacionit Policor në Graçanicë, janë sekuestruar: Një pushkë gjahu, një karabinë gjahu, një dylbi optik për armë, rreth 50 fishekë, si dhe 3 radio-lidhje.
I dyshuari nuk ka rezistuar, por ka pranuar posedimin e armëve. Rasti është proceduar te prokurori kujdestar, i cili ka udhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Përvetësim, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Ndaj Pereniq është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në Qendrën e mbajtjes në Graçanicë.
Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri nga ky rast.
Ekskluzive: Ky është 40-vjeçari që përfundoi në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij në Malishevë
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë është raportuar së fundmi në fshatin Maxharrë të Malishevës, ku një grua ka përjetuar dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është 40-vjeçari, Arben Kastrati.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, kur Stacioni Policor në Malishevë është njoftua për një incident të dhunës familjare.
Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psiçike ndaj bashkëshortes së tij (rreth 36-vjeçare).
Sipas dëshmisë së viktimës, dhuna ka qenë e vazhdueshme, ndërsa incidenti i fundit ndodhi pas një mosmarrëveshjeje verbale, kur burri e kishte kapur për rroba dhe duar, e kishte fyer dhe kishte përdorur gjuhë të rëndë ndaj saj.
Viktima është intervistuar në stacionin policor dhe më pas është dërguar për kontroll mjekësor.
Me pëlqimin e saj, ajo është larguar bashkë me fëmijën 7-vjeçar dhe është strehuar në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Dabidol të Rahovecit.
I dyshuari është siguruar nga njësitë policore dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kanë pasur një përplasje me bashkëshorten, duke pohuar se e ka shtyrë dhe i ka thënë fjalë fyese.
Me urdher të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërkaq rasti është inicuar si “Dhunë në familje”.
Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke vazhduar.
Arrestohen katër të mitur në Mitrovicë, dyshohen për vjedhje të rëndë
Katër të mitur janë arrestuar pasi po dyshohen për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 3 prill 2025 në rrugën “Çamëria” në Mitrovicë.
Sipas informatave zyrtare, arrestimi është bërë si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve, në bashkëpunim me teknikët e kriminalistikës.
Të dyshuarit, në bashkëkryerje, dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit.
Pas arrestimit, të miturit janë intervistuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh, me vendim të prokurorit të rastit.
Hetimet janë në vijim dhe autoritetet janë duke punuar për gjetjen e provave materiale që lidhen me rastin.
Vetëm gjatë 18 ditëve të para të prillit janë arrestuar 28 persona të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, që nga data 1 prill deri më sot, kanë arritur që të zbulojnë raste të vjedhjeve dhe si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve u është ngritur kallëzim penal.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kryeqytetit e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë
Policia e Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore.
Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.
Policia e Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm.
@tetovanews
@tn.lajmelokale