Është shpallur thirrja publike për Masën 112, përmes së cilës ofrojmë ndihmë për bujqit e rinj për të filluar veprimtarinë bujqësore. Vlera e grantit është 600.000 denarë ose 10.000 euro, që përfaqëson 100% të shpenzimeve të bëra.
Kushtet e nevojshme:
* personi që aplikon të jetë në moshë prej 18 deri në 40 vjeç,
* të jetë hera e parë që fillon me veprimtari bujqësore,
* të ndërmerr një ekonomi bujqësore ekzistuese ose të themelojë një të re,
* dhe të jetë i regjistruar në regjistrin unik të ekonomive bujqësore në 18 muajt e fundit.�
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është deri më 9 maj të këtij viti.
Përmes masave dhe projekteve, angazhimi ynë si Qeveri është të investojmë në zhvillimin e bujqësisë, ta bëjmë atë më të konkurrueshme në treg dhe të hapim vende të reja pune për të rritur të ardhurat e bujqve.
Qeveria po ia kthen dinjitetin e humbur bujqve. Puna e tyre fillon të vlerësohet siç duhet.
Vepra, jo fjalë!
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale