Ballina Aktualitet Lajme Merr flakë në lëvizje e sipër makina në aksin Tetovë – Zhelinë,...

Merr flakë në lëvizje e sipër makina në aksin Tetovë – Zhelinë, policia jep detaje! (VIDEO)

Me datë 31.03.2025, në ora 17:45, në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, ka marrë zjarr në lëvizje automjeti i pasagjerëve ,,BMW” me targa të Tetovës i drejtuar nga B.S. (55) nga fshati Sllatinë e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

@tn.lajmelokaleNjë makinë është përfshirë nga zjarri në autostradën Shkup-Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.♬ original sound – TN – Lajme Lokale

VIDEO bonus: