Njoftim
Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësja e lëndës së Artit Figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku. Largimi i saj i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit.
Në shenjë respekti dhe zie, SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë do të pezullojë mësimin më 1 prill 2025 (e martë).
Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 01.04.2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.
Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbetet i paharruar!
SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë
Profesoresha Florentinë Krasniqi Mazreku – kujtim i shenjtë në zemrat tona
Me zemër të rëndë, njoftojmë me dhimbje humbjen e profesoreshës sonë të dashur, Florentinë Krasniqi Mazreku, e cila sot na la përjetësisht. Ajo ishte jo vetëm një mësuese e shquar, por edhe një udhërrëfyes e përkushtuar dhe një frymë e madhe për të gjithë nxënësit dhe kolegët e saj.
Me pasion dhe durim, profesoresha Florentina prekte jetët e qindra nxënësve, duke lënë pas një trashëgimi të vlerave, diturie dhe dashurie për mësimin. Kujtimi i saj do të jetë gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për:
Familjen e saj që e humbi një nënë, motër dhe bashkëshorte
Shkollën tonë – që humbi një mësuese të shquar dhe të përkushtuar
Nxënësit e saj – që humbën një udhërrëfyes dhe mbështetëse të pazëvendësueshme
️ Shpirti i saj i ëmbël le të pushojë në paqe, dhe kujtimi i saj të jetë i pavdekshëm në zemrat tona.
Me dhimbje dhe pikllim të thellë, sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës së artit figurativ, Ma.sc. Florentina Krasniqi.
Në emër të Sindikatës Komunale të Arsimit Paruniversitar (SKAP) në Malishevë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, familjes Krasniqi në Lumishtë, familjes Mazreku në Malishevë, kolektivit të SHFMU “Ibrahim Mazreku”, kolektivit të Gjimnazit “Hamdi Bershia” në Malishevë si dhe të gjithë miqëve e kolegëve të saj.
Skender Gashi
Kryetar i SKAP-it
Malishevë
@tetovanews
@tn.lajmelokale