Ballina Aktualitet Lajme Ndahet nga jeta Prof. Dr. Asllan Bilalli nga Gostivari

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Asllan Bilalli nga Gostivari

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Asllan Bilalli, ka ndërruar jetë të dielën.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (E hënë 21/04/2025) nga ora 13:00, në Gostivar.

Bilalli i qëndroi besnik fjalës, ligjit dhe universitetit, për më shumë se 40 vjet karrierë të pandërprerë si pedagog.

Prof. Dr. Asllan Bilalli ishte një jurist dhe akademik i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës ndërkombëtare private dhe të drejtës romake. Ai ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e arsimit juridik në rajon dhe ka qenë i angazhuar në institucione të rëndësishme akademike dhe gjyqësore.

Prof. Bilalli ka përfunduar studimet e tij juridike në Universitetin e Prishtinës, ku ka marrë titujt: Jurist i diplomuar (1975), Magjistër i Shkencave Juridike (1980) dhe Doktor i Shkencave Juridike (2000) . Ai ka shërbyer si profesor universitar në Universitetin e Prishtinës dhe ka qenë i angazhuar në mësimdhënie dhe kërkime shkencore në fushat e së drejtës ndërkombëtare private dhe së drejtës romake.

Në vitin 2022, Prof. Bilalli bashkëautoroi librin “E Drejta Ndërkombëtare Private – Pjesa e Posaçme”, së bashku me Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Doc. Dr. Arbër Ademi. Ky libër u promovua në Universitetin e Tetovës dhe trajton marrëdhëniet juridike-private me element të huaj, duke analizuar aspektet teorike, legjislative dhe krahasuese . Libri është një burim i rëndësishëm për studentët e drejtësisë dhe profesionistët që merren me çështje të së drejtës ndërkombëtare private.

Prof. Bilalli ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit në Prishtinë, në kuadër të Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës . Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në aktivitete ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën në Bordin e Përfaqësuesve të një organizate ndërkombëtare .

Prof. Dr. Asllan Bilalli ishte një figurë e shquar në fushën e jurisprudencës në rajon, me një kontribut të rëndësishëm në arsimin juridik dhe zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare private. Puna e tij akademike dhe angazhimet institucionale e bëjnë atë një autoritet të respektuar në komunitetin juridik shqiptar dhe më gjerë.

I lindur me 09.11.1966, doktor i shkencave juridike, themeluesi i UT, ligjerues ne Universitetin e Prishtines, dekan i Fakultetit Juridik në UEJL-Tetove, gjykates i arbitrazhit ne Prishtine, anëtar i Gjykates Kushtetuese ne RMV, me nje pervoje te jashtezakonshme!
Pervoja profesionale:
1982-1984 – Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë
1984-Tashmë – Fakulteti Juridik, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë.
1986-1989 – Kryetar i Gjykatës Disiplinore, për studentë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
1995 – Anëtar i komisionit kryesor, Universiteti i Tetovës, Tetovë.
1994-1995 – Dekan i Fakultetit Juridik, UT, Tetovë.
1995-2001 – Prodekan i Fakultetit Juridik, UT, Tetovë.
2001 – Anëtar i komisionit kryesor “Universiteti i Evropës Juglindore”, Tetovë.
1995-2000 – Anëtar i Senatit, UT, Tetovë.
2001-2005 – Dekan i Fakultetit Juridik, “Universiteti i Evropës Juglindore”, Tetovë.
2001-2010 – Anëtar i Senatit “Universiteti i Evropës Juglindore”, Tetovë.
2008-2010 – Anëtar i Komisionit për Ligjin e Arsimit të Lartë, Ministria e Arsimit, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
2010-2015 – Shef i Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
2010-2014 – Nënkryetar i bordit, “Universiteti i Evropës Juglindore”, Tetovë.
2014​ – Anëtar i komisionit kryesor, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup.
2014 – Kryetar i Komisionit për zhvillimin e LLA-së për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Ministria e Drejtësisë, Republika e Kosovës, Prishtinë.
2016-2018 – Gjyqtar në Odën Ekonomike të Kosovës
2019 – Unifikimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, në fushën e kërkimit shkencor, Ministria e Arsimit, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Asnjë afat kohor specifik – Mentorimi i M.A. dhe P.hD. tezë, për studentët e: Universitetit të Tiranës, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Evropës Juglindore.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim Asllan Bilallit.
Varimi do te behet neser, e hënë 21/04/2025 me namazin e drekës ne xhaminë e Lajthisë në Gostivar!
Të Allahun jemi dhe tek ai do të kthehemi!/ArbenBilalli

Sot ka ndërruar jetë Prof. Dr. Asllan Bilalli, profesori im i dikurshëm dhe kolegu im i mëvonshëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Një njeri me pasion dhe me vizion për drejtësinë dhe universitetin, Prof. Bilalli ishte përfaqësues i një brezi të rrallë që formësoi mendimin juridik në Kosovë me përkushtim, integritet dhe dinjitet. Ai i qëndroi besnik fjalës, ligjit dhe universitetit, për më shumë se 40 vjet karrierë të pandërprerë si pedagog.
Ngushëllime të sinqerta familjes së tij, kolektivit në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe mijëra studentëve të tij, që patën fatin të mësojnë prej tij.
Lamtumirë profesor. Do të të kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të përhershme.
Prehu në paqe!

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tim dhe udhëheqësit tim shkencor, Prof. Dr. Asllan Bilalli.
Ai ishte shumë më tepër se një pedagog i jashtëzakonshëm. Ishte njeri i dijes, urtësisë dhe karakterit të lartë. Për mua, ishte udhërrëfyes i rëndësishëm në rrugën akademike dhe shembull i vërtetë përkushtimi ndaj arsimit dhe shoqërisë.
Jam mirënjohës për çdo këshillë, për çdo mbështetje dhe për besimin që më dha. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe me peshë të veçantë në jetën time profesionale dhe njerëzore.
Ngushëllime të sinqerta familjes së tij, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve që ndanë me të rrugën e dijes dhe përkushtimit.
Pusho në paqe, Profesor.
Faleminderit për gjithçka./Arbër Ademi

Me dhimbje e ndëgjova lajmin se sot ka ndërruar jetë miku, ish profesori im (at kohë ishte asistent), gjat studimeve në Fakultetin Juridik Prishtinë, Asllan Bilalli I lëndës E Drejta Ndërkombëtar Private (ishte ndër provimet më të vështira për të marrë notë kaluese).
Mund ta them me krenari se shum shpesh kemi komuniku për tema të ndryshme me profesorin e nderuar.
Pusho në paqe profesor.
Zoti të bekoftë!

Me hidhërim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Asllan Bilallit!
Subjekti, objekti, të drejtat dhe detyrimet! Ishte kjo formula me të cilën gjithë zell e përkushtim, profesor Asllan Bilalli na e shpjegonte gjatë lëndës E Drejta Ndërkombtare Private! E ilustronte sikur të ishte një formulë matematikore, mirëpo zgjidhja edhe pse shpesh sfiduese, ai e bënte të dukej sikur të ishte gjëja më e thjeshtë.
Kam patur fatin e kënaqësinë, që isha studente e tij, e që bazat e shkencave juridike, i mora pikërisht nga ai, nga viti i parë me të drejtën romake, e pastaj duke vazhduar me të drejtën ndërkombtare.
Da mihi factum, dabo tibi ius!
Dura lex, sed lex!
Requiescat in pace, profesor!