Ballina Kronika Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht nxënëset, arrestohet mësuesi 55-vjeçar në Librazhd, tentoi të...

Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht nxënëset, arrestohet mësuesi 55-vjeçar në Librazhd, tentoi të arratisej por…

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Librazhd, ku një mësues 55-vjeçar është ndaluar me dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse të mitur. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se në pranga është vënë 55-vjeçari Fatmir Hoxha, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht. Komuniteti për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herë largimin e tij nga puna. Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për tu larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj. Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve. Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar. Policia ka garantuar angazhimin maksimal të strukturave të saj për të ndjekur çdo rast të kësaj natyre dhe për të garantuar sigurinë e të miturve në çdo rrethanë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd:
-ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues;