Ballina Aktualitet Lajme Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçares që ra nga kati i...

Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçares që ra nga kati i shtatë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës

Një grua dyshohet se ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, Ahmeti.

VIDEO bonus: