Pasi Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për kallëzimin penal ndaj policit i cili kishte zbuluar sekrete zyrtare, kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare të cilët thonë se sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja ka standarde të dyfishta, raporton Portalb.mk.
Nga LSDM-ja thonë se dje truproja e Mickoskit, Angell Samarakov, u kap duke u dhënë sekrete zyrtare njerëzve nga Gërçec.
“Ministria e Brendshme tentoi të fshihte skandalin gjatë gjithë ditës, por nën presionin e mediave që mësuan të vërtetën, u detyrua të dilte me informacione për publikun. LSDM shpreh dyshime për ekzistimin e një koordinimi dhe bashkëpunimi të fortë mes njerëzve më të afërt të Mickoskit dhe botës së krimit., thanë nga LSDM.
Ata pyesin se a ka vepruar në mënyrë arbitrare sigurimi i Mickoskit, apo është dërguar për të përcjellë informacione, sepse ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale.
“Kush ia dha atë informacion dhe kush po e drejton nga institucionet gjithë bashkëpunimin me klanet e drogës? Gjendja e sigurisë është jashtëzakonisht shqetësuese dhe është e qartë se strukturat kriminale në vend kanë qasje të drejtpërdrejtë dhe informacione nga njerëzit më të afërt të Mickoskit”, thanë nga LSDM.
Ndaj kësaj reagoi VMRO-DPMNE, thonë se LSDM-ja e ka të vështirë ta kuptojë luftën kundër krimit.
Ata thonë se nuk ka mëshirë për kriminelët, qofshin ata anëtarë të LSDM-së, anëtarë të VMRO-DPMNE-së, apo roje të sigurisë së kryeministrit.
“Ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë. Kur ishte hera e fundit që u arrestua një anëtar i sigurimit të një kryeministri? LSDM në vend që të mirëpresë veprimin e MPB-së, të mësojë sesi shteti duhet t’i mposhtë ata që abuzojnë me të, LSDM-ja si një fëmijë që nuk mund të dëmtohet, vetëm reagon me aq sa mundet për të thënë diçka”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Ata shtuan se nëse MPB-ja nuk arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM-ja e akuzon për selektivitet, ndërsa nëse MPB arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSDM-ja akuzon diçka tjetër.
Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër zyrtarit policor A.S., për veprën penale ,,Zbulimi i sekretit zyrtar’’ nga neni 360 i Kodit Penal, i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare.
@tetovanews
@tn.lajmelokale