Nëna e Mark Samson, 23-vjeçarit që masakroi me thikë 22-vjeçaren Ilaria Sula në Itali, ka rrëfyer se ka bashkëpunuar në krim.
Nors Marlapz, gjatë marrjes në pyetje prej 4 orësh ka thënë se “unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.”
Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve në pyetjet e prokurores Maria Perna u zyrtarizua akuza ndaj saj për bashkëpunim për fshehje kufome.
Zonja, e cila pranon se ka qenë në shtëpi në momentin e vrasjes se kryer nga djali i saj, do ta kishte ndihmuar atë të pastronte dhomën e gjumit ku ndodhi vrasja.
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale