Ballina Kronika Lajm i trishtë: Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të...

Lajm i trishtë: Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj nga Kosova

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të vdekur, Driton Sadikaj nga Dashinoci i Deçanit dhe Valdrin Xhyliqi nga Maralia e Malishevës.

Njëri prej viktimave është Driton Sadikaj nga Deçani, i cili, sipas raportimeve, ishte në rrugë për në vendin e punës në momentin kur ndodhi tragjedia.

Personi tjetër që humbi jetën në këtë aksident është Valdrin Xhyliqi nga Malisheva.

Ku në bazë të raportimeve nga mediat italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku si pasojë dy persona kanë vdekur, dhe një tjetër ka mbetur me lëndime të rënda.

Valdrin Xhyliqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj së premte në autostradën Drenner në veri të Italisë, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy të rinj nga Kosova.

Viktimat janë identifikuar si Driton Sadikaj nga Deçani dhe Valdrin Xhyliqi nga Malisheva, të moshës 19 dhe 20 vjeç. Të dy punonin në një kompani ndërtimi dhe po udhëtonin me një furgon pune kur u përplasën me një kamion. Përplasja ka qenë fatale pasi kabina e furgonit është shtypur plotësisht, duke i lënë të bllokuar brenda dhe pa mundësi shpëtimi.

Në aksident është lënduar rëndë edhe një person tjetër, që ndodhej në njërin prej kamionëve të përfshirë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Familjarët e të ndjerëve kanë konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e parakohshme të djemve.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit që tronditi komunitetin shqiptar në Itali.


As Zemra e as Shpirti nuk e pranojn dot vdekjen tende.
Ah ç’na e kepute shpirtin bre Driton
Çofsh banor i Parajses o Engjell i bukur

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale