Ballina Shëndeti Hipertensioni, ky vrasës i heshtur! Mjekët: Shqetësim për moshat e reja që...

Hipertensioni, ky vrasës i heshtur! Mjekët: Shqetësim për moshat e reja që abuzojnë me duhanin dhe alkoolin

39.1%  e e popullsisë shqiptare vuan nga hipertensioni arterial. Janë këto të dhënat më të fundit të dala nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas mjekëve specialist faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e tij janë disa.

“Kohët e fundit kemi vënë re një shtim të rasteve me hipertension, sidomos kjo tek moshat e reja, vë theksin tek stili i jetësës, konsumimi i duhanit dhe alkoolit, që ka rritur numrin e këtyre rasteve”, tha Joana Rustemi, kardiologe.

Gjithashtu mjekët nënvijëzojnë se trajtimi i vazhdueshëm dhe i rregullt është thelbësor, jo vetëm për të mbajtur tensionin nën kontroll por edhe për të parandaluar dëmtime të organeve jetësore.

“Është shumë e rëndësishme që pacienti të marrë mjekim në mënyrë të rregullt sepse shikojmë shumë pacientë që ndërpresin mjekimin e hipertensionit, për të parandaluar dëmtimin e organeve. Disa pacientë kanë një fobi shumë të madhe që të marrin mjekimin e duhur për një kohë të gjatë. Hipertensioni nuk  mjekohet vetëm me në bar, por duhen disa për ta stabilizuar”, tha më tej.

Specialistet rekomandojnë kryerje të aktivitetit fizik, ushqime sa më të shëndetshme dhe evitimin e alkoolit e cigares.

“Të ndryshojnë stilin e jetesës, të shtojnë aktivitetin fizik. Është e rëndësishme që këto mosha të reja të bëjnë ekzaminime të rëndësishme tek mjeku specialist për të për të përjashtuar shkaqet sekondare të këtij hipertensioni”, u shpreh kardiologia.

Muaj Maj shërben për ndërgjegjësimin e popullatës për monitorimin e presionit të lartë arterial dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovakulare.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale