Nga Qani Shabani
Nëntë herë! Nëntë herë që populli është tallur në mes të ditës me farsën e konstituimit të Kuvendit. Nuk është më thjesht bllokim – është sabotim i vullnetit qytetar, është përqeshje e sakrificës, është shpërbërje e moralit politik.
Kjo nuk është krizë politike – kjo është krim etik ndaj popullit. Institucioni më i lartë i përfaqësimit është kthyer në arenë inatesh primitive, ku logjika është mbytur, ndërsa kombi vëzhgon i pashpresë, e të ngurosur në sy.
Në një kohë kur Kosova pritej të kalonte nga një fazë ndërtimi të brishtë në një periudhë më të qëndrueshme të shtetformimit, realiteti është shumë më i errët. Çdo ditë e kaluar në këtë stagnim politik është një hap më larg nga qeverisja e efektshme dhe nga ata idealë që u shpalosën pas luftës. Pushteti parlamentar është bërë skenë për dramat më të ndyra të paqes politike – ku deputetët e shohin Kuvendin si një arenë të luftës së klasave dhe jo si një vend ku punohet për mirëqenien e qytetarëve. Çdo vonesë është një goditje e drejtpërdrejtë për demokracinë, një zhgënjim për ata që e besuan procesin dhe që ishin të gatshëm të kontribuonin.
Kuvendi nuk është i pashpirt – janë deputetët që nuk kanë shpirt. Ata që betohen për Kushtetutën, por heshtin para popullit. Ata që janë zgjedhur për të ndërtuar shtet, por po ndërtojnë frikë, mjegull dhe boshllëk. Këta janë njerëz që kanë kthyer Kuvendin në një palosje të interesave personale dhe partiake, duke harruar atë që është më e rëndësishmja – interesin e qytetarëve të Kosovës.
Ndërkombëtarët – Koha për të Ndërhyrë Është Sot!
Duhet ndërhyrja për ta ruajtur stabilitetin për ta shpëtuar dinjitetin e një populli që po deshton nga elitat politike te ulëta. Kosova është në zhvillim e sipër prandaj këto procese nuk duhet të ndalen bashkë me nduhmën e aleatëve
Nuk duhet të kërkojmë tutorë, por partnerë – dhe kjo kërkesë është urgjente. Kosova është një model potencial për rajonin, por ky model mund të bëhet një dështim katastrofik pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të rikthyer frymën e shtetit dhe funksionalitetin e tij.
Ky Nëntë, Mund të Jetë Zeroja Historike – Por Edhe Fillimi i Revoltës Demokratike
Nëse ky Kuvend nuk ngrihet, duhet të ngrihet populli. Populli që ka vuajtur në betejat më të vështira, populli që ka ngritur shpresat për një të ardhme më të mirë, dhe populli që është gati të mbyllë një kapitull të pasigurisë dhe të hapë një tjetër të progresit. Sepse kjo demokraci nuk u fitua në pazare, por në luftë e në sakrificë. Heshtja tani është tradhti. Zvarritja është kapitullim.
Populli nuk e meriton këtë. Kosova nuk e duron më këtë. Historia nuk e fal më këtë.
Po, mund të ketë vonesa – por ato mund të jenë vetëm përpjekje për të fituar kohë, dhe kjo nuk mund të lejohet. Kuvendi i Kosovës ka nevojë për një ngritje të fuqishme dhe një goditje të drejtpërdrejtë për të rimarrë integritetin dhe funksionin e tij.
Kosova ka pasur dhe ka aleatë të fortë, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të ardhmes të qëndrueshme, ndërhyrja ndërkombëtare është e domosdoshme. Kjo është koha që aleatët të ndërhyjnë me presion të balancuar dhe të ofrojnë mbështetje të fuqishme për të ringjallur proceset e zhvillimit dhe për të siguruar funksionimin e Kuvendit dhe të institucioneve demokratike.
Sipas analistit Qani Shabani, nëse ky moment kritik nuk merret me seriozitetin e duhur, ai mund të kthehet në një mundësi të humbur për përmirësimin e procesit politik në Kosovë. Kosova ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare tani më shumë se kurrë. Pa këtë mbështetje, ajo mund të mbetet e ngujuar në një spirale pasigurie dhe të humbasë mundësinë për të siguruar të ardhmen e saj demokratike.
@tetovanews
@tn.lajmelokale