Ballina Kronika Masakër në Rusi, 17-vjeçari vret 5 të mitur në një festë pasi...

Masakër në Rusi, 17-vjeçari vret 5 të mitur në një festë pasi 14-vjeçarja refuzoi të kryenin marrëdhënie

Një masakër e paimagjinueshme ndodhi në një festë në Siberi , kur një 17-vjeçar vrau pesë të mitur dhe plagosi katër të tjerë, sepse një vajzë 14-vjeçare refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Autori i krimit është 17-vjeçari Mikhail Paramonov, i cili sulmoi me thikë ndërsa, sipas dëshmive, ishte nën ndikimin e alkoolit. Më pas ai i ka vënë flakën banesës ku ka humbur jetën edhe vetë.

Sipas TASS, pesë fëmijë të moshës 13 deri në 16 vjeç humbën jetën në sulmin e 17-vjeçarit .

Policia u njoftua nga një fqinj i shtëpisë ku po zhvillohej festa, kur ai u informua nga një vajzë 15-vjeçare, Veronica, pasi ajo ishte shtirur si e vdekur për t’u arratisur.

Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpi e panë 17-vjeçarin “të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë”. Trupat e pesë fëmijëve të vrarë nga 17-vjeçari – katër djem dhe një vajzë – u gjetën të djegur brenda shtëpisë.

Tragjike është se shumica e fëmijëve që ishin në festë ua kishin fshehur prindërve të tyre duke thënë se do të ishin në shtëpitë e miqve.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale