Ballina Aktualitet Lajme NDAHET NGA JETA PROF. OLLOMAN SULEJMANI, ISH-DEPUTET DHE ISH-NËNKRYETAR I PARË...

NDAHET NGA JETA PROF. OLLOMAN SULEJMANI, ISH-DEPUTET DHE ISH-NËNKRYETAR I PARË SHQIPTAR NË PARLAMENTIN E MAQEDONISË

Ndahet nga jeta ish deputeti dhe nënkryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë Olloman Sulejmani

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit Sulejmani e kanë bërë të ditur familjarët e tij me anë të një postimi në FB:

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tonë Olloman Sulejmani.

Babai ynë që ishte i njohur si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe një kontribuues i jashtëzakonshëm i jetës shoqërore, politike dhe kulturore të vendit, mbrëmë në orët e para të mëngjesit papritamas kaloj në amshim.

Humbja e tij është shumë e madhe për të gjithë ne, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.

Babë, ti ishte një njeri i urtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Jeta yte ishte gjithmonë e mbushur me sakrifica, përkushtim, vëmendje, dashuri dhe vlera që do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tona sa të jemi gjallë.

Pusho në paqe babë!

Zoti të faltë vendin më të bukur të Xhenetit.

Varrimi do të bëhet nesër e Diel, më datë 04.05.2025, në ora 14:00 në varrezat e reja të qytetit-Pashinë e epërme.

NDAHET NGA JETA PROF. OLLOMAN SULEJMANI-ISH DEPUTET DHE NËNKRYETAR I PARË SHQIPTAR NË PARLAMENTIN E MAQEDONISË
Olloman Sulejmani lindi në vitin 1950 në f. Kolibarë – Kërçovë. Ka kryer Fakultetin Filologjik. Punoi si profesor në shkollën e mesme shtetërore “Mirko Milevski” në Kërçovë.
Ka qenë punëtor profesional në Njësinë territoriale të Ministrisë së Arsimit në Kërçovë.
I ndjeri Olloman Sulejmani ishte deputet i PPD-së në Kuvendin e RM-së në mandatin prej 1990 deri në 1994, si dhe Kryetar i parë i Degës së PPD-së në Kërçovë.
Më 13 Maj 2001 zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Ishte njeri i sakrificës!
Kontributi i tij në sferën politike, sociale, arsimore dhe kulturore ishte jashtëzakonshëm sidomos në hapjen e shkollës shqipe në fshatin Baçishtë!
Olloman Sulejmani ishte iniciatori per hapjen e RTV te pare shqoptar ne Maqedoni TV Gurra.
Nga natyra ishte i urtë, i qetë dhe modest!
Pas vedi la një djalë dhe tre vajza me nipër e mbesa!
Varrimi bëhet të dielën (04.05.2025),
në varrezat e reja në Kërçovë!
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Parajsë!
S.E.