Ballina Argëtim Showbiz VIDEO/Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit

VIDEO/Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit

Shakira pësoi një incident gjatë performancës së saj në Bell Centre në Montreal javën e kaluar, si pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Në një video të kapur nga fansat, 48-vjeçarja po kërcente me hitin e saj “Whenever, Wherever” kur humbi ekuilibrin dhe ra në skenë. Megjithatë, ajo u ngrit menjëherë dhe vazhdoi performancën.

https://x.com/shakirastuff_/status/1925237232668967205

Rrëzimi u bë viral në rrjetet sociale dhe shumë fansa e lavdëruan Shakirën për mënyrën e  si e menaxhoi situatën.

Turneu i Shakirës nisi në shkurt në Rio de Janeiro, por ka pasur disa pengesa, përfshirë shtyrjen e një koncerti në Peru për shkak të një problemi abdominal dhe anulimin e dy shfaqjeve në Kili për arsye teknike.

Ju të gjithë, që më keni shoqëruar për tridhjetë vjet, e dini më mirë se kushdo profesionalizmin tim dhe sa shumë përpiqem t’ju ofroj më të mirën,” shkroi këngëtarja më 2 mars.
Mund ta imagjinoni vetëm sa e dhimbshme është për mua si artiste, pas kaq shumë përpjekjesh, të vij në një vend që e dua dhe të detyrohem të riorganizoj shfaqjen për shkak të rrethanave që janë jashtë kontrollit tim dhe të ekipit tim të produksionit.”

Shakira shpjegoi se ekipi i saj ishte mbështetur te një “kompani produksioni e kontraktuar nga organizatori lokal,” të cilën ajo e akuzoi se nuk kishte ndjekur specifikimet e dhëna nga ekipi i saj, duke rezultuar në një skenë që ata e konsideruan “jo mjaftueshëm të qëndrueshme për të garantuar sigurinë e stafit tim, kërcimtarëve, fansave dhe timen.”

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale