Elseid Hysaj, një lojtarët më të mirët në fushë ndaj Serbisë, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola. Pas sfidës mbrojtësi kuqezi foli për Supersport: “Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara”.
Mbrojtësi më pas vazhdoi, duke treguar edhe detyrat që i kishte dhënë Sylvinho: “Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje si kjo sot. Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi”.
Hysaj evidentoi në fund edhe intimidimin që pati kundërshtari: “Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.
Kapiteni Berat Gjimshiti, ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Serbisë kishte sjellë gëzim e mërzi: “Keqardhja më e madhe? Barazimi është. Nëse sheh ndeshjen që kemi zhvilluar, jam i lumtur por edhe i mërzitur se besoj me atë penallti, nëse bëhej gol ndeshja mund të mbaronte 2 apo 3-0 për ne”.
Nuk ishte fare e lehtë, sidomos me këtë tension e presion që jemi futur në ndeshje ndaj Serbisë. Kishte shumë dhe besoj se jam shumë i lumtur për të gjithë djemtë në fushë e pankinë, se vetëm kështu shkohet para, nëse luhet me këtë guxim e zemër, duke lënë gjithçka në fushë.
Shehun u befasova që kur e pashë herën e parë në stërvitje me Andorrën dhe i pyesja lojtarët ku ka luajtur se nuk e dija. Dhe thashë ka shumë për të ecur para nëse vazhdon e punon, por duhen respektuar të gjithë se dhanë gjithçka në fushë, Hysaj, Ajeti, Broja, Mitaj, të gjithë. Ekipi është kryesori, nëse do të ecësh para, ai është i pari, nëse ekipi bën mirë, mund të arrish më pas individualisht gjithçka.
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt: “Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për “Super Sport”.
@tetovanews
@tn.lajmelokale