Një krim tronditës ka ndodhur në Itali, ku 30-vjeçarja rumune Denisa Maria Antas Pon, e zhdukur që nga 15 maji, është gjetur e pajetë në një mënyrë makabre. Trupi i saj i copëtuar u zbulua brenda një valixheje pranë një shtëpie të braktisur në një fermë, shkruan Gazeta Sinjali.
Denisa punonte si eskortë luksoze dhe ishte zhdukur në qytetin e Pratos, ku kishte shkuar për të takuar klientë. Pas hetimeve, policia arrestoi bashkëkombasin e saj, 32-vjeçarin Vasile Frumouzache, i cili pranoi autorësinë e vrasjes, transmeton Daily Mail.
Sipas hetimeve, Frumouzache, një roje sigurie dhe baba i dy fëmijëve, kishte komunikuar me viktimën përmes një aplikacioni takimesh dhe e kishte takuar atë në hotel. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se ai qëndroi me të për mbi dy orë dhe më pas doli nga hoteli me një valixhe të bardhë – e njëjta në të cilën u gjet trupi i pajetë.
“Nuk duroja më shantazhin, më kërkoi 10 mijë euro që të mos i tregonte gruas sime,” ka deklaruar ai për policinë. Sipas rrëfimit të tij, ai e vrau Denisa-n duke i prerë kokën me thikë, trupin e vendosi në një qese, ndërsa kokën e dogji një ditë më vonë.
Të afërmit e viktimës kanë treguar për mediat italiane se Denisa kishte shprehur frikë për jetën e saj disa orë para zhdukjes, por në bisedën e fundit me të ëmën ajo kishte shkruar: “Për hirin tënd, mami, jam mirë, do të shihemi në shtëpi të shtunën”.
@tetovanews
@tn.lajmelokale