Ballina Sport Gruaja sulmon me thikë kalimtarët në Mynih, qëllohet për νdekje nga policia

Gruaja sulmon me thikë kalimtarët në Mynih, qëllohet për νdekje nga policia

Një grua sulmoi me thikë disa persona mbrëmjen e sotme në Mynih. Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare, e cila u qëllua nga policia dhe vdiq pak orë më vonë në spital.

Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, sipas BILD dhe Abendblatt.

Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra. Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale