Ballina Kronika Ky është 17-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Grazhdanik...

Ky është 17-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Grazhdanik të Prizrenit

Me trishtim të thellë, Gjimnazi “Remzi Ademaj” në Prizren ka bërë të ditur lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të nxënësit Geltian Shala, maturant i klasës XII/1 dhe kryetar i Klubit Letrar të shkollës. Në njoftim thuhet se, në nderim të kujtimit të Geltit, shkolla ka vendosur pezullimin e të gjitha aktiviteteve kulturore-artistike të planifikuara për ditët në vijim. Varrimi do të bëhet sot me 02.06.2025 pas namazit të Ikindis, në varrezat e fshatit Atmaxhë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përplasjes ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka humbur jetën një i mitur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 31 maj 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala”, në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Xholi i Sherifit” që lidh fshatin Atmaxhë. Aksidenti ndodhi kur një motoçikletë me rrymë, pa targa, e drejtuar nga Geltian Shala, 17-vjeçar tentoi të futej në rrugën kryesore, ndërsa nga drejtimi tjetër po qarkullonte një veturë tip VW Golf, e drejtuar nga Kushtrim Krasniqi, 30-vjeçar.

Në momentin e ndërhyrjes së motoçiklistit në rrugën kryesore, ndodhi përplasja fatale – pjesa e përparme e veturës goditi motoçikletën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndime serioze trupore për drejtuesin e motorit dhe pasagjeren në veturë, Donjeta Dervishaj, 32-vjeçar.

Pas aksidentit, motoçiklisti i mitur u dërgua me urgjencë në QKUK në Prishtinë për trajtim intensiv, ku u raportua në gjendje kritike për jetën. Fatkeqësisht, më 1 qershor 2025, rreth orës 21:30, mjekët e QKUK konfirmuan vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me pasoja fatale” dhe është nën hetim nga njësitë përkatëse.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja lidhur me këtë rast tragjik.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale