Një 22 vjeçare në Austri dyshohet se ka sulmuar me çekiç nënën e saj 48 vjeçare derisa ajo po flinte gjumë.
Siç raporton gazeta gjermane, Bild, sulmi ndodhi në një apartament në Kitzbuhel, ku vajza kishte tentuar ta godiste në kokë nënën e saj dy herë, me qëllim që ta vriste.
Raportohet se 48 vjeçarja e mbuluar me gjak kishte ikur në banjë, dhe fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin dëgjuar bërtimat.
Bëhet e ditur se 22 vjeçarja është arrestuar dhe tani ndodhet në Burgun e Innsbruck-ut nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
LEXO:
@tetovanews
@tn.lajmelokale