Kylie Page, aktorja e filmave për të rritur, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Los Angeles më 25 qershor, njoftojnë autoritetet. Ajo ishte vetëm 28 vjeçe.
Page (emri që ajo mbante në filmat erotik) nisi karrierën e saj në industrinë e pornografisë në vitin 2016 dhe u shfaq në më shumë se 200 filma.
Në vitin 2017 ajo mori pjesë në serialin e Netflix-it “Hot Girls Wanted: Turned On”, ku foli hapur për betejat e saj me varësinë nga droga.
Gjatë karrierës, Page kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë, si Vixen Media Group dhe Brazzers.
Faqja e internetit Brazzers shprehu trishtimin e saj për humbjen, duke e përshkruar Kylie-n si një person me humor, mirësi dhe dritë.
“Ekipi i Brazzers është thellësisht i tronditur nga lajmi i vdekjes së Kylie Page. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe fansave në këtë moment të vështirë,” thuhet në një deklaratë.
Familja e Page ka krijuar një faqe GoFundMe për të mbuluar kostot e transportit të trupit nga Kalifornia në Oklahoma dhe organizimin e funeralit. Në njoftimin e tyre, ata e përshkruajnë Kylie-n si një motër dhe mikeshë të dashur, që krijonte lidhje familjare me të gjithë.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale