Ballina Blog

Donald Trump: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë pozitive për… tregjet

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për The Wall Street Journal se sulmet e Izraelit ndaj Iranit janë “në të mirë të tregut”, pasi sipas tij ato pengojnë Iranin nga sigurimi i një arme bërthamore.

“Në fund të fundit, kjo është diçka shumë pozitive për tregjet, sepse Irani nuk do të ketë një armë bërthamore.

Duhet të jetë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë tregut. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore që ishte një kërcënim i madh për njerëzimin”, u shpreh Trump në një bisedë të shkurtër telefonike me gazetën.

Sipas The Wall Street Journal, Trump ka konfirmuar gjithashtu se ka komunikuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ditën e djeshme dhe planifikon të flasë sërish me të sot. Ai po ashtu bëri të ditur se ekipi i tij ka qenë i informuar për planin e Izraelit për të ndërmarrë sulmin.

I pyetur nga gazeta se sa njoftim paraprak kishte marrë SHBA-ja për operacionin, Trump u përgjigj: “Njoftim? Nuk ishte një njoftim. Ishte: e dimë çfarë po ndodh”. Trump e cilësoi operacionin izraelit si “një sulm shumë i suksesshëm, për ta thënë butë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme, pas operacionit të përmasave të mëdha të Izraelit ndaj objektivave iraniane, duke përfshirë figura kyçe të Gardës Revolucionare dhe programit bërthamor iranian.

“Rrjeta e Merimangës” në stilin izraelit?

Ishin dronët ata që morën pjesë në sulmet ndaj objektivave iraniane, sipas mediave izraelite.

Shërbimet e inteligjencës së Izraelit thuhet se kryen tre operacione të fshehta, raporton gazetari Amit Segal, duke cituar një burim në shërbimet e sigurisë.

Në Iranin qendror, agjentët e Mossadit vendosën sisteme armësh precize pranë komplekseve të mbrojtjes ajrore. Kur filluan sulmet ajrore, armët u lëshuan nga brenda territorit iranian.

Në një operacion tjetër, Mossadi instaloi pajisje speciale në automjete për të çaktivizuar mbrojtjen ajrore iraniane. Sistemet funksionuan me saktësi – objektivat u shkatërruan.

Mossadi gjithashtu krijoi një bazë dronësh të ngarkuar me eksplozivë brenda Iranit.

Gjatë sulmit izraelit, dronët u aktivizuan dhe goditën lëshuesit e raketave tokë-tokë në bazën Asfaghabad pranë Teheranit.

“Rrjeta e Merimangës” u quaj operacioni me zgjuarsi të habitshme – i paprecedentë, i gjerë dhe që kishte 18 muaj që po përgatitej – nga Ukraina kundrejt Rusisë.

Më 1 qershor, më shumë se 100 dronë ukrainas goditën baza ajrore thellë brenda Rusisë, duke synuar bombardues me rreze të gjatë veprimi me kapacitet bërthamor.

Shkalla e operacionit u bë e qartë pothuajse menjëherë pas fillimit të tij, me shpërthime të raportuara në disa zona kohore në të gjithë Rusinë – deri në veri deri në Murmansk mbi Rrethin Arktik dhe deri në lindje deri në rajonin Amur, mbi 8 mijë km larg Ukrainës.

Prapaskenat: Mossad ndërtoi bazë sekrete dronësh pranë Teheranit

Në një veprim të rrallë dhe jashtëzakonisht të pazakontë për standardet e saj të fshehtësisë, shërbimi izraelit i inteligjencës, Mossad, ka publikuar pamje filmike që tregojnë operativët e saj brenda territorit iranian duke vendosur sisteme goditjeje të precizionit të lartë për të shkatërruar sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore.

Pamjet tregojnë operativë të maskuar duke vendosur pajisje teknologjike në një zonë të identifikuar si bazë ushtarake iraniane. Më pas, nga një distancë e sigurt, duket se sistemet e mbrojtjes ajrore goditen me saktësi dhe neutralizohen.

Ky publikim vjen në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas një sërë sulmesh ajrore të koordinuara që kanë përfshirë objektiva bërthamore, shkencëtarë dhe udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Zyrtarë të lartë izraelitë thonë se publikimi i pamjeve synon të dërgojë një mesazh të qartë: Izraeli është në gjendje të godasë brenda territorit iranian me saktësi dhe pa u zbuluar.

Kjo lëvizje pritet të tensionojë më tej situatën në Lindjen e Mesme dhe të nxisë reagime të forta nga Teherani, i cili tashmë ka premtuar hakmarrje të ashpër.

Zëdhënësi i IDF-së (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) deklaroi:

“Dyqind avionë hodhën 330 municione; Shefi i Shtabit, kreu i Gardës Revolucionare dhe zyrtarë të tjerë të lartë u eliminuan.

Ne e nisëm operacionin përballë një kërcënimi ekzistencial.

Nisëm një operacion për të garantuar ekzistencën tonë këtu”.

Prapaskenat e sulmit izraelit në Iran:

Mossadi ndërtoi fshehurazi kapacitete brenda Iranit me synimin për të dëmtuar arsenalin strategjik të raketave dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Agjentët e Mossadit kontrabanduan sasi të mëdha armatimi të specializuar brenda Iranit, i shpërndanë nëpër vend dhe i përdorën për të goditur objektivat me saktësi dhe efikasitet.

Operacionet e zbuluara përfshijnë:

1.Njësi Komando: Ekipe komando të Mossadit vendosën sisteme armësh me drejtim të saktë në zona të hapura pranë vendeve iraniane me raketa tokë-ajër (SAM), për të penguar përpjekjet e Iranit për të rrëzuar avionët izraelitë.

2.Teknologji në Automjete: Teknologji të sofistikuara u instaluan në automjete. Në fillim të sulmit të befasishëm, armët u lëshuan dhe shkatërruan plotësisht sistemet iraniane të mbrojtjes.

3.Bazë Dronësh: Mossadi krijoi një bazë dronësh shpërthyes brenda Iranit, e cila ndërmori sulme ndaj lëshuesve të raketave tokë-tokë në bazën Aspehbad pranë Teheranit — lëshues të konsideruar kërcënim strategjik dhe civil për Izraelin.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin të pranojë një marrëveshje për programin bërthamor “para se të mos mbetet më asgjë”.

Ai sugjeroi se sulmet e ardhshme të Izraelit mund të jenë “edhe më të egra”.

VIDEO: Si u godit impianti më i madh i pasurimit të uraniumit në Iran nga Izraeli

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë publikuar një video 3D të vendit të pasurimit të uraniumit në zonën e Natanzit, duke zbuluar detaje të sulmit që ata nisën kundër kompleksit kryesor bërthamor të Iranit.

Sipas zëdhënësit të IDF-së, Gjeneral Major Effie Defrin, Izraeli goditi “objektin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran”, duke iu referuar kompleksit bërthamor nëntokësor në Natanz.

“Ky objekt u përdor nga Garda Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre ushtarak bërthamor”, tha Defrin, duke vënë në dukje se sulmi izraelit “shkaktoi dëme serioze” si në godinën nëntokësore të pasurimit ashtu edhe në infrastrukturën kritike në objekt.

Gjatë një informimi urgjent, Defrin pohoi se Tel Avivi shkroi drejt këtij përshkallëzimi sepse “nuk kishte zgjidhje tjetër”. “Ne goditëm kompleksin nëntokësor dhe pika të tjera jetësore në këtë zonë”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ushtria mbetet në gatishmëri të plotë operacionale për të vazhduar sulmet, ndërsa paralajmëroi qytetarët izraelitë për mundësinë e hakmarrjes.

“Ne u dhamë paralajmërim të hershëm të gjithë izraelitëve, pasi kuptuam se mund të kishte një goditje në tokën izraelite”, tha ai. Në të njëjtën kohë, Defrin u bëri thirrje qytetarëve të demonstrojnë “përgjegjësi dhe qetësi” në dritën e zhvillimeve, duke shtuar se “mund të ketë disa ditë të vështira përpara”.

Sipas Defrin, më shumë se 100 dronë u lëshuan nga Irani në hakmarrje për bastisjet izraelite, ndërsa Teherani, siç tha ai, “ka si aftësitë ashtu edhe qëllimin për të nisur një kundërsulm të plotë”.

Ushtria izraelite, megjithatë, siguroi se është absolutisht e gatshme të vazhdojë operacionet derisa të arrihen objektivat.

Më parë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi se, sipas matjeve të saj, nuk është zbuluar asnjë rritje e niveleve të radioaktivitetit në zonën e Natanzit pas sulmit.

Pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por ato u intensifikuan ndjeshëm ditët e fundit. Kështu shkruan gazetari Raffi Berg në një artikull të botuar në të përditshmen BBC.

Izraeli ka qenë i shqetësuar se bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit (të cilat kanë vazhduar që nga prilli) mbi një marrëveshje të re bërthamore mund ta lënë Iranin me një program bërthamor – diçka që Izraeli ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë formë.

Ka paralajmëruar për vite me radhë për atë që e percepton si një kërcënim ekzistencial nga programi bërthamor i Iranit.

Irani ka mohuar vazhdimisht se synon të ketë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore dhe civile. Por fuqitë perëndimore dhe organi global bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk janë të bindura.

Të enjten, IAEA miratoi një rezolutë, për herë të parë në 20 vjet, duke e deklaruar Iranin në shkelje të detyrimeve të tij bërthamore.

@tetovanews Footages from recent #Israeli attacks in #Tabriz, #Iran ♬ original sound – Tetova News

Duke folur ndërsa sulmet po kryheshin, Netanyahu tha se Irani kishte prodhuar material të mjaftueshëm për nëntë bomba bërthamore, diçka në përputhje me një vlerësim të kohëve të fundit të IAEA-s. Sipas Netanyahut, Irani, kërcënonte “vetë mbijetesën” e Izraelit.

Duket se, duke vendosur të sulmojë tani, Izraeli po shfrytëzon një mundësi: Irani ende nuk i ka rindërtuar mbrojtjet ajrore të cilat u degraduan nga një sulm izraelit në tetor dhe një sulm parandalon raundin tjetër të bisedimeve bërthamore që do të zhvillohen të dielën.

Sulmet e Izraelit, mbi 20 komandantë të vrarë, mes tyre shefi i Gardës Revolucionare të Iranit/ Kush është Hossein Salami, i sanksionuar nga OKB dhe SHBA

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane.

Ai është në mesin e të paktën 20 komandantëve të lartë iranianë që u vranë në sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit të premten.

Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike, është vrarë gjithashtu, kanë raportuar mediat shtetërore.

Një zyrtar izraelit tha se sulmet kishin në shënjestër “programin bërthamor të Iranit dhe objektiva të tjerë ushtarakë”.

Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, është ndoshta udhëheqësi më i lartë iranian që është vrarë nga sulmet izraelite.

Salami u bashkua për herë të parë me Gardën Revolucionare në vitin 1980, gjatë shpërthimit të Luftës Iran-Irak.

Ndërsa ngjitej në hierarkinë ushtarake, ai u bë i njohur për retorikën e tij të ashpër kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Që nga vitet 2000, ai është sanksionuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nga SHBA për përfshirjen e tij në programet bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Ai ishte drejtuesi i Gardës Revolucionare në vitin 2024 kur Irani ndërmori sulmin e tij të parë të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit, duke lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa.

Ndërsa tensionet me Izraelin u rritën në ditët e fundit, Salami deklaroi të enjten se Irani ishte “plotësisht i gatshëm për çdo skenar, situatë dhe rrethanë”.

“Armiku mendon se mund të luftojë Iranin në të njëjtën mënyrë siç lufton palestinezët e pambrojtur që janë nën bllokadën izraelite,” tha ai. “Ne jemi të kalitur në luftë dhe me përvojë.”

Hapësirat ajrore të Iranit, Irakut, Jordanisë dhe Izraelit janë mbyllur! Kompanitë ajrore ndryshojnë itinerare ose anulojnë fluturimet

Hapësira ajrore kombëtare e Izraelit, Iranit, Irakut dhe Jordanisë është mbyllur pas sulmit masiv izraelit ndaj objektivave në Iran, sipas të dhënave të Flightradar24.

Linjat ajrore kanë ridrejtuar ose anuluar fluturimet për të farantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa forcat kundërajrore të Izraelit janë në gatishmëri të lartë pasi pritet një përgjigje iraniane ndaj sulmeve izraelite.

Kompania ajrore izraelite El Al Airlines njoftoi se ka pezulluar fluturimet për në Izrael dhe nga Izraeli.

Hapësira ajrore iraniane është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, sipas medias shtetërore.

Air India, avionët e së cilës fluturojnë nëpër hapësirën ajrore iraniane drejt Evropës dhe Amerikës së Veriut, tha se shumë fluturime po devijoheshin ose po ktheheshin në aeroportet e tyre origjinale.

Këto përfshinin fluturime nga Nju Jorku, Vankuveri, Çikago dhe Londra. Emirates dhe Lufthansa nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Iraku njoftoi herët të hënën se kishte mbyllur hapësirën e tij ajrore dhe kishte pezulluar të gjitha fluturimet për në dhe nga aeroportet e tij, raportuan mediat shtetërore.

Iraku Lindor, pranë kufirit me Iranin, është një nga rrugët ajrore më të ngarkuara, me dhjetëra fluturime nga Evropa dhe Gjiri që kalojnë nëpër të.

Jordania, e cila shtrihet midis Izraelit dhe Irakut, mbylli hapësirën e saj ajrore disa orë pasi filluan sulmet izraelite.

“Situata po evoluon, transportuesit ajrorë duhet të tregojnë kujdes ekstrem në zonë në këtë kohë”, sipas Safe Airspace, një faqe interneti e drejtuar nga OPSGROUP që ndan informacion mbi rreziqet e fluturimit.

Sulmi i Izraelit në Iran trondit ushtrinë, por mund t’i forcojë ambiciet bërthamore të Teheranit

Sulmi i gjerë izraelit kundër Iranit duket se ka befasuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe mund ta ketë vonuar një kundërpërgjigje të menjëhershme.

Por, mbetet e paqartë nëse ka arritur qëllimin kryesor: dëmtimin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin Izraeli pretendon se është pranë prodhimit të armëve, pavarësisht se Irani këmbëngul se ai është vetëm për qëllime civile.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë kanë pohuar se Irani, kohët e fundit, ka përshpejtuar përpjekjet e pasurimit të uraniumit deri në atë pikë sa mund të prodhojë armë bërthamore brenda muajsh – ose edhe ditësh.

Operacioni “Luani që ngrihet”, siç e quajti Izraeli, kishte në shënjestër komponentë të rëndësishëm të infrastrukturës bërthamore të Iranit – përfshirë objektin e pasurimit në Natanz – si dhe instalime ushtarake brenda dhe rreth Teheranit.

Avionët luftarakë izraelitë goditën, gjithashtu, fabrika për prodhimin e raketave dhe ndërtesa banimi, ku dyshohej se strehoheshin zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Ndër të vrarët thuhet se është edhe Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), megjithëse Irani nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Sipas zyrtarëve izraelitë, qëllimi ishte të dëmtohej si programi bërthamor i Iranit, ashtu edhe aftësia e tij për t’u kundërpërgjigjur me arsenal të gjerë të raketave balistike – që për Izraelin janë kërcënimi më i madh pas një Irani me armë bërthamore.

“Netanyahu ka hapur një kapitull të ri në Lindjen e Mesme – një epokë të luftës bërthamore izraelite-iraniane”, shkroi Eran Etzion, ish-zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, në platformën X.

“Një luftë që synon ndalimin e programit bërthamor të Iranit, por që, në fakt, duket se ka për qëllim goditjen e bazave themelore të vetë regjimit iranian”, sipas tij.

Bast me rrezik të lartë

Analistët e sigurisë e përshkruajnë operacionin si një bast parandalues, apo një përpjekje për të shmangur atë që Izraeli e sheh si kërcënim ekzistencial, por që rrezikon të ndezë një luftë rajonale, të pengojë diplomacinë dhe, madje, t’i përshpejtojë ambiciet bërthamore të Iranit.

Danny Citrinonwicz, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, tha se sulmi i dha një goditje të madhe prestigjit të Iranit, duke depërtuar në mbrojtjen e tij ajrore dhe duke i eliminuar komandantë të lartë.

Megjithatë, ai tha se ndikimi në programin bërthamor të Iranit është “i kufizuar”, pasi objektet kyçe, përfshirë edhe vendin e fortifikuar mirë, Fordov, mbeten të paprekura.

“Kjo është vetëm faza fillestare e një fushate më të gjatë”, shkroi Citrinonwicz në X.

“Duket se Izraeli po ruan disa karta për përshkallëzimin e mundshëm që pritet”, shtoi ai.

Cilat janë opsionet e Iranit?

Rundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i planifikuar për datën 15 qershor, tani duket se është e pamundur të zhvillohet.

Me diplomacinë që duket se ka dështuar, çdo reagim i Iranit rrezikon t’i përshkallëzojë edhe më tensionet.

Reagim i menjëhershëm i Iranit ishte lëshimi i rreth 100 dronëve Shahed drejt Izraelit – shumica e të cilëve u neutralizuan jashtë hapësirës ajrore izraelite.

Udhëheqësit iranianë përsëritën paralajmërimet për hakmarrje ndaj Izraelit dhe forcave amerikane në rajon.

Edhe pse Uashingtoni e mohoi përfshirjen në sulm, Irani mund ta mbajë përgjegjës.

Nëse Teherani e realizon kërcënimin e tij, duke goditur bazat ushtarake amerikane, një gjë e tillë do të mund ta tërhiqte Uashingtonin në një konflikt më të gjerë.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Irani zotëron rreth 2.000 raketa – shumë prej të cilave të afta të mbajnë koka luftarake me mbi 900 kilogramë eksploziv – dhe prodhon rreth 50 raketa balistike në muaj.

Nuk është ende e qartë se sa janë dëmtuar këto kapacitete nga sulmi izraelit.

Grupet aleate të Iranit në rajon janë dobësuar ndjeshëm.

Lufta në Gazë e ka goditur rëndë Hamasin – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ndërsa Hezbollahu libanez nuk e ka marrë ende veten pas përplasjeve me Izraelin.

Aktualisht, aleatët më të fortë të Teheranit mbeten rebelët Huthi në Jemen.

Irani mund ta shqyrtojë edhe largimin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Edhe pse SHBA-ja – ndryshe nga Izraeli – beson se Irani nuk po zhvillon në mënyrë aktive armë bërthamore, sulmi i fundit mund t’i shërbejë Teheranit si arsye për të hequr dorë nga traktati dhe për të nisur hapur rrugën drejt armatosjes.

“Qeveria e Netanyahut mund t’i ketë dhënë regjimit iranian legjitimitet – si të brendshëm, ashtu edhe ndërkombëtar – për të prodhuar armë bërthamore”, paralajmëroi Etzion./rel

Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.

 

ME RASTIN E 147-VJETORIT/LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878-1881)

Xhelal Zejneli

Është organizatë e parë politike dhe ushtarake mbarëshqiptare me frymëzim atdhetar. U themelua në Prizren më 10 qershor 1878 në kushtet e sundimit osman dhe të Krizës lindore të viteve ’70 të shekullit XIX. Lidhja mori përsipër të zgjidhte tri detyra themelore që shqetësonin në atë kohë opinion shqiptar: a) të afirmonte në arenën ndërkombëtare kombin shqiptar si subjekt i të drejtave kombëtare; b) të kundërshtonte copëtimin e trojeve etnike shqiptare të vendosur në Kongresin e Berlinit* në favor të monarkive fqinje ballkanike; c) të realizonte bashkimin e trojeve etnike shqiptare në Ballkan në një formacion shtetëror autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane, si hap i parë për të krijuar shtetin shqiptar të pavarur dhe demokratik. Para formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët kishin zhvilluar një mori kryengritjesh kundër zgjedhës osmane, por Porta e Lartë s’kishte pranuar asnjë nga kërkesat e tyre kombëtare. Edhe Fuqitë e Mëdha në praktikën e tyre diplomatike nuk kishin pranuar t’u njihnin shqiptarëve të drejtën e formimit të një shteti të veçantë shqiptar. As tani, kur dukej qartë fitorja ruse, asnjë nga Fuqitë e Mëdha nuk e mbështeti formimin e një shteti shqiptar. Shqetësimi i shqiptarëve arriti kulmin më 3 mars 1878 kur u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit

*   *   *

Kongresi i Berlinit i nisi punime më 13 qershor 1878. Morën pjesë përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të kohës: Anglisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Italisë dhe Turqisë. U thirr për rishikimin e Traktatit të Shën Stefanit. Dokument më i rëndësishëm i Kongresit të Berlinit ishte Traktati i Berlinit. Ky akt parashikonte një rregullim të ri territorial në Ballkan pas disfatës së Perandorisë Osmane në luftën me Rusinë në vitet 1877-1878. Në Kongresin e Berlinit çështja shqiptare nuk u diskutua, edhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe degët e saj iu drejtuan disa herë. U dërgua Memorandumi i Shkodrës, Memorandumi i Stambollit i qershorit të vitit 1878 etj. Kancelari gjerman Oto fon Bizmark (Otto von Bismarck, 1815-1898) e mohoi aty ekzistimin e kombësisë shqiptare. Në Protokollin XIII të Kongresit të Berlinit (pjesa e dytë) bëhet fjalë për “privilegjet dhe liritë” e popullsisë katolike të Mirditës “të njohura prej së lashti” (ab antiquo) (“autonomia” e Mirditës). Kjo u bë me nismën e Francës dhe të Austro-Hungarisë të cilat pretendonin secila për vete të drejtën “e protektoratit të kultit” mbi popullsitë katolike brenda kufijve të Perandorisë Osmane. “Autonomia” e Mirditës, e mbështetur në kriterin krahinor dhe fetar ishte një mohim i autonomisë shqiptare në shkallë kombëtare. Kongresi i Berlinit mori vendime që cungonin vise të banuara nga popullsi shqiptare në dobi të shteteve fqinje. Serbia merrte disa toka me popullsi shqiptare në krahinat e Vranjës, Nishit etj. deri në afërsi të Gjilanit. Mali i Zi merrte Plavën e Gucinë dhe fitonte të drejtën e lundrimit të lirë mbi Bunën dhe në liqenin e Shkodrës. Kongresi i Berlinit shtroi edhe çështjen e rishikimit të kufirit me Greqinë në jug që do të zgjidhej me bisedime dypalëshe turko-greke mbi bazën e vijës së formuar nga lumi Selemvria në Thesali dhe lumi Kalama në vilajetin e Janinës. Ky rekomandim u përdor nga qeveria greke për të ngritur kërkesa që synonin të aneksonin krahinën shqiptare të Çamërisë. Këto vendime hasën në kundërshtimin e vendosur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila iu kundërvu copëtimit të tokave shqiptare. Kjo e zgjati Krizën lindore disa vjet, deri në vitin 1881.

*   *   *

Rusia fitimtare i shkëpuste Turqisë në favor të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi mjaft vise shqiptare. Në krye të protestave popullore që shpërthyen në mabrë viset shqiptare kundër Traktatit të Shën Stefanit u vu Komiteti i Stambollit (Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare). Krerë të tij ishin: Abdyl Dume Frashëri (Frashër, 1839 – Stamboll, 1892); Pashko Vasa (Shkodër, 1825 – Bejrut, Liban,1892); Ymer Prizreni (Zgatar, fshat i komunës së Dragashit, 1820 – Ulqin, 1887); Zija Prishtina*; Ahmet Koronica me prejardhje nga Gjakova; Iljaz Dibra* (lindi në fshatin Kllopçisht, 1812- ?; sipas Haki Stërmillit, e ka prejardhjen nga Maqellara e Dibrës.); Jani Vreto (Postenan, fshat i Korçës, 1822 – Athinë, 1900); Sami Frashëri (Frashër, 1850 – Stamboll, 1904) etj. 

Këta shpalosën në faqet e shtypit evropian dhe në selitë diplomatike të Fuqive platformën e të drejtave kombëtare të shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për t’i realizuar me çdo kusht këto kërkesa. Por në Kongresin e Berlinit që u mblodh më 13 qershor 1878, Fuqitë e Mëdha nuk i morën parasysh të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Ato i bënë korrigjime Traktatit të Shën Stefanit, ia shkëputën Bullgarisë territoret e premtuara shqiptare, por nga ana tjetër, me Protokollin 13 ia premtuan Greqisë aneksimin e viseve shqiptare të Çamërisë deri në lumin Kalama. 

Shënim: Më 7 maj 1879 Zija Prishtina ia paraqiti Portës së Lartë në Stamboll peticionin me kërkesat e popullsisë së Sanxhakut të Prishtinës dhe të Vilajetit të Kosovës. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit u përndoq nga administrata osmane.           

Shënim: Iljaz pashë Qoku i njohur në histori si Iljaz pashë Dibra (1812- ) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane dhe drejtues i mbledhjes të mbajtur më 18 qershor 1878 ku u firmos Kararnameja (Dekreti) i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte kryetar i Komitetit Qendror të saj. Ebru Savner është stërmbesa e tij. Ajo ka qenë konsull nderi i Shqipërisë në Turqi.                          

*   *   *

Duke parë se Fuqitë e Mëdha nuk kanë qëndrim dashamirës ndaj shqiptarëve, tri ditë para se të mblidhej Kongresi i Berlinit, me nismën e Komitetit të Stambollit me delegatë të ardhur nga mbarë krahinat shqiptare, më 10 qershor 1878 u mblodh në Prizren Kuvendi Kombëtar i cili nën kryesinë e Iljaz pashë Dibrës shpalli Lidhjen Shqiptare, e njohur me emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Organ më i lartë i Lidhjes Shqiptare ishte Këshilli i Përgjithshëm, me funksione legjislative. Kryetar i këtij këshilli ishte Iljaz pashë Dibra. Këshilli krijoi një komitet kombëtar të pajisur me pushtet ekzekutiv, me kryetar Ymer Prizrenin për të drejtuar veprimtarinë e përditshme të saj. Komiteti kishte tre komisione me funksione dikasteriale: për Punë të Jashtme, kryetar Abdyl Frashëri; për Punë të Brendshme, kryetar Shaban Prizreni  (Plavë, Rrethlumë, 1833 – 1913); për Çështje Financiare, kryetar Sulejman Vokshi (Gjakovë, 20.02.1815 – Gjakovë, 1890). 

Për të lehtësuar veprimtarinë e saj në rrethe, Komiteti Kombëtar krijoi tri hallka të mëdha administrative apo nënkomitete ndërkrahinore në tre vilajete për të përballuar rrezikun që vinte nga synimet serbe (Nënkomiteti i Prizrenit), malazeze (Nënkomiteti i Shkodrës), greke (Nënkomiteti i Janinës). Pranë nënkomiteteve u krijuan tre shtabet ushtarake ndërkrahinore të kryesuara nga Ali pashë Gucia (1828-1888), Hodo Sokoli (Shkodër, 1836 – Erzincan, Turqi, 1883), Nuri Mustafa Vlora

Që në ditët e themelimit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte nën trysninë e Portës së Lartë. Ajo bëri çmos që Lidhja të pajisej me programin e një organizate fetare islamike, e bindur ndaj sovranit të Perandorisë Osmane dhe të merrte përsipër që të mbronte të gjitha territoret ballkanike të banuara nga myslimanë joshqiptarë. Kësaj trysnie Këshilli i Përgjithshëm i bëri ballë duke miratuar më 2 korrik 1878, në vend të Kararnamesë që ishte miratuar më 17 qershor 1878, një statut (kanun) me karakter dhe me program më të përparuar kombëtar. Kanuni i jepte të drejtë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të kishte administratë, ushtri, buxhet dhe gjykata të veçanta me karakter shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u vesh kështu me funksione pushtetore. Me fjalë të tjera, ajo u pajis me prerogativat në embrion të një shteti shqiptar brenda shtetit osman. 

Vendimet e Kongresit të Berlinit që cenonin tërësinë territoriale, shkaktuan zemërimin e popullsisë shqiptare, jo vetëm kundër Fuqive të Mëdha, por edhe kundër Portës së Lartë. e cila i kishte pranuar ato dhe kishte marrë përsipër zbatimin e tyre. Kjo revoltë u shpreh në fund të gushtit të vitit 1878 kur arriti në Prizren i dërguari i posaçëm i sulltanit, mareshali Mehmet Ali pasha (Magdeburg, 18 nëntor 1827 – Gjakovë, 7 shtator 1878) i njohur nga shqiptarët me emrin Maxhari. Ai kishte për detyrë të kryente në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, formalitetet e dorëzimit të Plavës dhe Gucisë autoriteteve të Malit të Zi. Mareshali osman nuk i mori në konsideratë kërkesat e krerëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të hequr dorë nga misioni i ngarkuar. Sapo arriti në Gjakovë dhe pasi përsëri nuk pranoi të kthehej mbrapsht, më 3 shtator 1878 ai u rrethua në sarajet e Abdullah Drenit, ku kishte bujtur. Ishte rrethuar nga mijëra vullnetarë të LShP-së. Në përfundim të ultimatumit prej 24 orësh, forcat e LShP-së hapën zjarr kundër sarajeve dhe reparteve turke prej disa qindra vetash. Me disa ndërprerje, luftimet vazhduan deri më 6 shator 1878. Ato përfunduan me vrasjen e Mehmet Ali pashës, të Abdullah pashë Drenit (Gjakovë, 1820 – 6 shtator 1878) dhe të shumë shoqëruesve të tyre.        .

Shënim: Abdullah pashë Dreni ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane, përfaqësues i Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit dhe kryetar i kryetar i degës së Lidhjes në vendlindje. 

*   *   *

Më 1 nëntor 1878 u thirr në Dibër një kuvend i ri i LShP-së. Kuvendi miratoi një rezolutë me të cilën nga Porta e Lartë kërkohej: 

– bashkimi i të gjitha krahinave shqiptare në një vilajet të vetëm, të pajisur me një autonomi administrative nën sovranitetin e sulltanit; 

– krijimi i një kuvendi të përgjithshëm (parlamenti), si organ legjislativ më i lartë; 

– njohja e gjuhës shqipe nga nëpunësit e vilajetit; 

– futja e mësimit shqip në shkollat e vendit; 

– mbulimi financiar i rrjetit arsimor nga buxheti i vilajetit.

Kuvendi vendosi që rezoluta me këto kërkesa t’i paraqitej për miratim Portës së Lartë nga një delegacion prej 14 anëtarësh të zgjedhur nga 14 sanxhakët e viseve shqiptare. Por në fund të dhjetorit të vitit 1878, delegacioni i ngarkuar me këtë detyrë, i kryesuar nga Iljaz pashë Dibra dhe Abdyl Frashëri, e pezulloi nisjen për në Stamboll, ngase në këtë kohë lindi rreziku i zbatimit të Protokollit 13 të Traktatit të Berlinit që parashikonte aneksimin e Çamërisë nga Greqia. 

Nënkomiteti ndërkrahinor i LShP-së për vilajetin e Janinës, në janar të vitit 1879 ndërmori në Prevezë një varg demonstratash, duke kërkuar që Greqisë t’i jepeshin gjetkë (në Thesali) vise greke dhe jo troje shqiptare të Çamërisë. Ishte koha kur aty ishte mbledhur komisioni turko-grek për të caktuar vijën e re të kufirit, domethënë tokat shqiptare që do të aneksonte Athina. Protestat dhanë rezultat. Komisioni turko-grek i ndërpreu punimet për t’i rifilluar më vonë. Pas këtij suksesi, LShP-ja i dërgoi në një mision diplomatik dy nga krerët e saj, Abdyl Frashërin dhe patriotin, politikanin, diplomatin dhe nënkryetarin e saj, Mehmet Ali pashë Vrionin (13 maj 1842 – 1895), për t’i bindur kancelaritë evropiane që të ndryshonin përmbajtjen e Protokollit 13. “Përndryshe, midis grekëve dhe shqiptarëve do të shkaktohej gjakderdhje” gjë të cilën LShP-ja nuk e dëshironte. 

Delegacioni që u nis për në Evropë në fund të prillit të vitit 1879, vizitoi kryeqytetet e pesë Fuqive të Mëdha: Romën, Parisin, Londrën, Berlinin dhe Vjenën. Përveç shpjegimeve gojore, delegatët e LShP-së u dorëzuan ministrave të jashtëm të pesë Fuqive të Mëdha një memorandum me të cilin kërkonin që shqiptarët të trajtoheshin ashtu siç ishin, si një komb më vete dhe që ato të hiqnin dorë nga politika e copëtimit të tokave shqiptare. Në fund të misionit ata arritën t’i bindnin shefat e diplomacive të tyre që të mos nguteshin në zbatimin e Protokollit 13. 

Ndërkohë Fuqitë e Mëdha, në shkurt të vitit 1879, nën trysninë e Rusisë, e kishin detyruar Turqinë t’ia dorëzonte më në fund Malit të Zi, krahinat e premtuara në Traktatin e Berlinit. Porta e Lartë i tërhoqi ushtritë nga ato vise. Ushtritë malazeze hynë pa pengesa në Podgoricë, Shpuzë dhe Zhabjak, por në Plavë e Guci gjetën ushtritë e LShP-së të cilat kishin arritur para tyre dhe qenë përgatitur për qëndresë. 

Me urdhër të princ Nikollës (1841-1921) ushtritë malazeze nën komandën e Mark Milanit (Marko Miljanov Popović 1833-1901), më 4 dhjetor 1879 ndërmorën një sulm të furishëm në drejtim të Plavës. Ushtritë e LShP-së të komanduara nga Ali pashë Gucia u përgjigjën me luftë. Repartet e saj të udhëhequra nga udhëheqësi ushtarak nga Plava dhe anëtar i LShP-së, Jakup Ferri (1832-1880) e përballuan me sukses sulmin dhe u shkaktuan malazezëve në Nokshiq një disfatë të rëndë e cila i detyroi të tërhiqeshin. Në histori njihen si Beteja e Nokshiqit dhe Beteja e Pepajt. Më 7 janar 1880 rreth 12 mijë ushtarë malazezë, të rreshtuar në vijën kufitare Pepaj-Nokshiq-Ërzhanicë prisnin urdhrin e sulmit nga princ Nikolla. Por këtë radhë nismën e morën vetë forcat shqiptare. Luftëtarët e LShp-së u hodhën në sulm të përgjithshëm kundër tyre. Në Betejën e Nokshiqit dhe të Pepajt e cila u zhvillua më 8 janar 1880, forcat malazeze pësuan disfatë të thellë. Më 12 prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll vendosën që në vend të Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi t’i jepeshin viset e Hotit dhe të Grudës, duke i lënë Portës së Lartë dhjetë ditë kohë për ta kryer dorëzimin e tyre. 

Duke qenë se viset e Hotit dhe të Grudës bënin pjesë në vilajetin e Shkodrës, barrën për ta kundërshtuar shkëputjen e tyre e mori përsipër Komisioni Ndërkrahinor i LShP-së për këtë vilajet. Më 17 prill 1880, pas një mitingu proteste që u mbajt në Shkodër, kryetari i Shtabit Ushtarak të LShP-së për këtë vilajet, Hodo beg Sokoli u nis nga Shkodra në krye të vullnetarëve shqiptarë dhe u vendos në Tuz, pranë vijës kufitare. Edhe këtë radhë sulltani, për të mos e acaruar zemërimin e shqiptarëve nuk mori asnjë masë kundër tyre. Në afatin e caktuar, më 22 prill 1880, ai e tërhoqi ushtrinë nga vija kufitare. Forcat e Lidhjes që ndodheshin në Tuz i zunë menjëherë pozicionet e tyre. Kur ushtritë malazeze erdhën pasdite për të marrë në dorëzim Hotin dhe Grudën, u ndeshën me repartet e Lidhjes Shqiptare që kishin zënë prita te Ura e Ërzhanicës, ku u zhvillua një përpjekje e shkurtër. Në Betejën e Ërzhanicës u pa vendosmëria e shqiptarëve. Kjo vendosmëri i detyroi forcat malazeze të tërhiqeshin. Princ Nikolla përsëri i vari shpresat te Fuqitë e Mëdha. Pasi u pa se shqiptarët nuk do të lëshonin pa luftë as Hotin me Grudën dhe pas bisedimeve që zhvilluan midis tyre gjatë qershorit, Fuqitë e Mëdha vendosën ta detyronin Turqinë që në vend të tyre t’i jepte Malit të Zi qytetin bregdetar të Ulqinit bashkë me rrethin, të banuara edhe këto me popullsi krejtësisht shqiptare. 

Disa ditë më vonë, Këshilli i Lidhjes së Prizrenit vendosi ta kundërshtonte me armë edhe dorëzimin e Ulqinit. Barrën e mbrojtjes e mori përsipër Komisioni Ndërkrahinor i LShP-së për vilajetin e Shkodrës. Me vendimin e Lidhjes brenda pak ditëve u mobilizua përsëri ushtria vullnetare shqiptare. Në këto kushte te qarqet patriotike u forcua më tej bindja se e vetmja rrugë për të larguar rrezikun e copëtimit të trojeve shqiptare ishte formimi i një vilajeti shqiptar autonom, me integritet territorial të njohur nga Porta e Lartë. Për ta trajtuar këtë çështje, më 24 korrik 1880 u mblodh Kuvendi i Gjirokastrës i cili vendosi që t’i parashtrohej Portës së Lartë kërkesa e formimit të një Shqipërie autonome me pëlqimin e sulltanit. Po qe se sulltani nuk do të pranonte, atëherë autonomia të realizohej pa pëlqimin e tij, pra me kryengritje të armatosur. 

Ndërkohë, çështja e Ulqinit erdhi duke u ndërlikuar. E zënë ngushtë, Porta e Lartë bëri përpjekje të mëdha për t’i bindur shqiptarët që të hiqnin dorë nga qëndresa, por nuk ia doli. Në shtator 1880, sapo ushtria turke u largua nga Ulqini, forcat e vullnetarëve shqiptarë e shtinë në dorë qytetin dhe deklaruan se do ta mbronin atë me çdo kusht. Disa ditë më vonë apo më saktë më 20 shtator 1880 mbërriti në afërsi të Ulqinit një flotë ndërkombëtare prej 17 luftanijesh. Komandanti i flotës u dha ultimatum vullnetarëve shqiptarë ta dorëzonin qytetin brenda tri ditëve, por mbrojtësit nuk u lëkundën. 

Pasi nuk ia doli ta bindte, Porta e Lartë mori masa energjike për ta thyer Lidhjen e Prizrenit dhe qëndresën e Ulqinit. Ndërkohë, kur zemërimi i shqiptarëve arriti kulmin, krahu radikal i Lidhjes mendoi se ishte koha e përshtatshme për ta vënë në jetë programin autonomist. Për këtë qëllim, më 20 tetor 1880 u mblodh në Dibër Kuvendi i Përgjithshëm i LShP-së në të cilin morën pjesë rreth 300 delegatë nga të dyja rrymat e lëvizjes autonomiste

Patriotët e krahut radikal të kryesuar nga Abdyl Frashëri parashtruan në Kuvend programin e tyre të përmbledhur në tri pika: 

– të mbrohej me çdo kusht Ulqini, duke luftuar edhe kundër ushtrive osmane; 

– të miratohej një rezolutë ku t’i kërkohej sulltanit në mënyrë të prerë autonomia e Shqipërisë;

– në rast se sulltani refuzonte, të kalohej menjëherë në aksion duke formuar qeverinë e përkohshme shqiptare.

Por delegatët e rrymës së moderuar e kundërshtuan në parim këtë platformë. Ata e kundërshtuan qëndresën e armatosur për mbrojtjen e Ulqinit për arsye se kjo do t’i çonte në konflikt dhe në luftë kundër ushtrive osmane. Ata qenë gjithashtu kundër formimit të qeverisë së përkohshme të cilën e cilësuan si një akt rebelimi ndaj Portës. Sa i përket çështjes themelore, në parim ata qenë për krijimin e një vilajeti autonom shqiptar, por këtë donin ta realizonin jo me luftë, por me pëlqimin e sulltanit. 

Si pasojë e këtyre divergjencave, nga Kuvendi dolën dy rezoluta

– Rezoluta e krahut radikal fitoi rreth 130 vota, kurse

– Rezoluta e pjesës së moderuar – 150 vota.          

Të dyja rezolutat u dërguan në Stamboll me delegacione të veçanta. Porta e Lartë e zvarriti përgjigjen. Stambolli nuk pranoi të merrte në konsideratë asnjërën rezolutë. Me fjalë të tjera, në parim ishte kundër krijimit të një vilajeti të çfarëdoshëm shqiptar. Për më tepër, nën trysninë e flotës ndërkombëtare, Porta e Lartë vendosi të përdorte ushtrinë kundër LShP-së për t’ia dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. 

Në nëntor 1880, pasi arritën përforcime të reja, mareshali turk Dervish pasha, në krye të 20 batalioneve filloi nga Shkodra marshimin kundër Ulqinit që mbrohej nga 3 mijë vullnetarë shqiptar. Në saje të epërsisë ushtarake, Dervish pasha më në fund e theu qëndresën e shqiptarëve. Më 26 nëntor 1880 ia dorëzoi Ulqinin malazezëve, në prani të flotës së Fuqive evropiane.    

*   *   *

Shënim: Lufta e Ulqinit u zhvillua më 22 nëntor 1880 – 23 nëntor 1880. Palë ndërluftuese ishin: Lidhja e Prizrenit, në një anë dhe Perandoria Osmane, në anën tjetër. Lufta u zhvillua në Kodrën e Kuqe, pranë Klleznës afër Ulqinit. Perandoria Osmane mbështetej prej Fuqive të Mëdha dhe prej Malit të Zi. Ushtria osmane komandohej prej Dervish pashës, kurse luftëtarët shqiptarë të LShP-së udhëhiqeshin prej Isuf Sokolit ose Jusuf Sokolit (1820-1880), Mehmet Becit (Ulqin, 1830 – Shkodër, 1907) dhe Mehmet Gjylit. Në saje të epërsisë ushtarake, luftën e fituan forcat osmane. Forcat osmane patën 300 ushtarë të vrarë, kurse forcat e LShP-së – 400 luftëtarë të vrarë. Porta e Lartë ia dorëzoi Ulqinin Principatës së Malit të Zi. Isuf Sokoli vdiq si pasojë e plagëve të marra.     

.                  *   *   *

Pakënaqësia që shkaktoi Porta e Lartë me dorëzimin e Ulqinit, krijoi kushte të favorshme për LShP-në për ta realizuar vetë ajo autonominë e Shqipërisë, pa e pritur pëlqimin e sulltanit. Që në dhjetor të vitit 1880 veprimtarët radikalë të LShP-së shtinë në dorë pushtetin në mjaft krahina të Kosovës, duke përmbysur administratën perandorake. Në valën e këtyre veprimeve u krye një riorganizim i ri i LShP-së, duke lënë jashtë saj elementët që nuk u pajtuan me këtë kthesë. Në mes të janarit të vitit 1881, në Prizren, Komiteti Kombëtar i LShP-së e shpalli veten “Qeveri e përkohshme” e Shqipërisë, me kryetar Haxhi Ymer Prizrenin i cili ishte edhe kryetar i Lidhjes shqiptare. 

Anëtarë të Qeverisë së përkohshme, midis të tjerëve ishin Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu (1816-1887) etj. Shuaip Spahiu i takonte krahut më revolucionar të LShP-së. Në vitin 1880 u zgjodh nënkryetar i Qeverisë së përkohshme dhe kryetar i Degës së Lidhjes për Prizrenin.

Brenda pak javëve Qeveria e përkohshme e shtriu veprimtarinë e vet në pjesën më të madhe të vilajetit të Kosovës, përfshi edhe qytetin e Shkupit. Filloi kështu realizimi i autonomisë së Shqipërisë, e cila në rast se nuk pranohej nga Porta e Lartë, mund të kalonte në shpalljen e pavarësisë së saj. Por me gjithë këto suksese, Qeveria e LShP-së nuk i zboi garnizonet e ushtrisë osmane, por i la aty ku ishin brenda kazermave të tyre. Porta e Lartë nuk ndërhyri menjëherë për ta shuar lëvizjen autonomiste, pasi ato javë qeveria greke rifilloi trysninë për shkëputjen nga Perandoria Osmane të viseve të premtuara nga Kongresi i Berlinit. 

Me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, të dy palët, Stambolli dhe Athina, pas disa javë ngurrimesh, pranuan që në vend të Çamërisë shqiptare, Greqia të aneksonte Thesalinë greke. Sapo u nënshkrua marrëveshja, Porta e Lartë më 25 mars 1881 nisi në drejtim të Shqipërisë një ekspeditë ushtarake të fortë prej 40 batalionesh (20 mijë ushtarë), nën komandën e mareshalit Dervish pasha, për ta shtypur lëvizjen autonomiste shqiptare. Pasi e shtiu në dorë Shkupin me tradhti, ai hyri në Kosovë. Qeveria LShP-së u përgatit për mbrojtje. Por në kur ajo do të ndeshej me ushtrinë osmane, prapa krahëve filluan goditjet e garnizoneve turke të Kosovës kundër saj. Si rrjedhojë, Qeveria e Lidhjes nuk qe në gjendje ta ndalte marshimin e Dervish pashës. Ushtritë e Lidhjes të udhëhequra nga Sulejman Vokshi, me gjithë qëndresën heroike, më 20 prill 1881 u thyen në Slivovë. Është e njohur në histori Beteja e Shtimes dhe e Slivovës 1881. Edhe qëndresa që organizoi Sulejman Vokshi të nesërmen në Shtime – u thye. 

Kështu ushtritë osmane e patën të lehtë t’i asgjësojnë pritat e mëtejshme dhe më 24 prill 1881 hynë në Prizren. Qëndresa vazhdoi më tej në malësinë e Gjakovës për disa javë. E paorganizuar, në maj të vitit 1881, ajo u shtyp. Bashkë me të u asgjësua edhe qeveria e përkohshme. 

Në vilajetin e Kosovës u vendos administrata ushtarake osmane, e cila menjëherë ndërmori një fushatë persekutimesh kundër veprimtarëve të LShP-së. Mijëra vetë u burgosën ose u internuan. Udhëheqësit e Lidhjes që nuk pranuan të kërkonin ndjesë për pikëpamjet e tyre autonomiste pësuan dënime të rënda. Haxhi Ymer Prizreni shpëtoi ngaqë mërgoi në Mal të Zi. Sulejman Vokshi nuk u arrestua pasi u fsheh për disa vite (deri në vitin 1885) në Malësinë e Gjakovës. Shuaip Spahiu vdiq si pasojë e plagosjes në luftë kundër forcave osmane. Shumë të tjerë u ekzekutuan pa gjyq. Abdyl Frashëri i cili u arrestua me tradhti, u dënua me burgim të përjetshëm. 

LShP-ja zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Ajo është organizata e parë patriotike që mori përsipër të zbatonte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare: çlirimin e atdheut dhe formimin e shtetit kombëtar. Lidhja është e para organizatë që tuboi në gjirin e vet të gjithë shqiptarët, pavarësisht përkatësinë fetare, krahinore dhe shoqërore. Është e para organizatë që e kombinoi për interesa kombëtare lëvizjen e armatosur me aksionin diplomatik dhe me veprimtarinë kulturore. Është e para organizatë atdhetare që shkriu në një llogore të vetme qëndresën kundër Fuqive të Mëdha, Perandorisë Osmane dhe monarkive fqinje për të mbrojtur tërësinë tokësore të mëmëdheut dhe për të sendërtuar autonominë e Shqipërisë. 

Si e tillë, ajo ushtroi ndikim të thellë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të dhjetëvjeçarëve të mëvonshëm. 

Burimi: Frashëri, Kristo; Lidhja Shqiptare e Prizrenit: (1878-1881), Tiranë 1989.

Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg

Autori i vrasjes së Eleonora Toçit i ka dhënë fund jetës në burg. 31-vjeçai Lulzim Toçi ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marino pasi ishte arrestuar dhe vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij.

Vetëvrasja raportohet se ndodhi sot më 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg. Toçi rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet. Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, burri u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës. Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar, një rrethanë që të bënte të mendoje se kishte halucinacione.

24-vjeçarja Eleonora Toçi u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30-vjeç mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. 30-vjeçari, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur 4 dhe 6-vjeç.

Autori ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë, dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata e tij, duke mos e parë Eleanor me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe ia kishte treguar tezes trupin e saj. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e ndaloi 31-vjeçarin para shtëpisë së tij, ku ai ishte kthyer me vëllain e tij pasi kishte shkuar në urgjencë.

Mexhiti takohet me Zelenskin: Jemi në mbështetje të Ukrainës

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndron në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”.

“Në këto kohë të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës, që po lufton për idealet e lirisë e demokracisë.

Sot, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndroj në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin tonë dhe gjithë kontinentin.

Ky samit është një moment kyç për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të thelluar partneritetin me vendet e Evropës Juglindore në një kohë sfiduese për të gjithë ne.

Maqedonia e Veriut qëndron në anën e duhur të historisë, pra në mbështetje të Ukrainës në përpjekjen e saj titanike për liri dhe demokraci”, ka shkruar Mexhiti.

21-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Bëhet fjalë për Matias Selaj, i cili pësoi një aksident të rëndë mëngjesin e 4 qershorit, teksa po lëvizte me motor.

Për arsye ende të paditura i riu u përplas me një furgon të parkuar anash rrugës, pas përplasjes trupi i tij fluturoi disa metra në pjesën tjetër të rrugës, ku për fat të keq u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rendë  në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove, ndërsa i riu po shkonte në punë me motoçikletën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, Matia goditi pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës. Pas përplasjes, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk ia doli të mbijetonte e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital, 3 ditë pas ngjarjes.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vizitë në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, udhëtoi të mërkurën për në qytetin ukrainas të Odesës për një samit rajonal, hera e parë që udhëheqësi miqësor me Moskën viziton vendin gjatë 12 viteve të tij në pushtet. Në një deklaratë, zyra e Vuçiç tha se ai do të udhëtojë për në Ukrainë për një ditë për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në portin e Odesës në Detin e Zi, i cili këtë javë u përball me një sulm të madh rus me dronë dhe raketa.

Politikanë të lartë nga 12 vende të Evropës Juglindore pritej të merrnin pjesë në samit. Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Rusia, një aleat tradicional sllav dhe krishterë, mbetet furnizuesi i saj më i madh i gazit, dhe rafineria e vetme e naftës në vend është në pronësi të shumicës nga Gazprom.

Edhe pse Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ai ka dënuar politikat e Moskës në Kombet e Bashkuara dhe ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës. Vuçiç është takuar më parë edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të paktën tre herë.

Beogradi e njeh Ukrainën në tërësinë e saj, duke përfshirë territoret e konfiskuara nga Rusia që nga viti 2014, ndërsa Kievi refuzoi të njohë pavarësinë e vitit 2008 të Kosovës, ish-provincës jugore të Serbisë, kryesisht me shumicë shqiptare.

Në fund të majit, SVR, shërbimi i inteligjencës së jashtme rus, akuzoi Beogradin për “një thikë pas shpine”, duke pretenduar se prodhuesit e mbrojtjes të Serbisë po i shisnin municione dhe armë Ukrainës nëpërmjet ndërmjetësve.

I vetmi president serb që vizitoi Ukrainën që kur vendi ballkanik u bë i pavarur në vitin 2006 ishte Boris Tadiç në vitin 2011. Presidenti i mëparshëm i Ukrainës, Petro Poroshenko, vizitoi Serbinë në vitin 2018.

Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO)

Screenshot

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live. (KLIKO KETU)

“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin.

“Beti je profesioniste! Ju e dini shumë mirë pse u rrëmbeva unë. është tjetër Ilir Meta në radhë me partitë e tjera, tjetër të isha vetë. Edhe unë mezi e gjeta emrin kur votava se nuk ishte proces i lehtë. Kjo është një parti e cila prej vitesh ka qenë target i një regjimi kriminal që ka përdorur cdo instrument përfshirë edhe SPAK për ta shkatërruar, për ta marrë peng, që nga kryetari që u rrëmbye, se nuk kam pasur mundësi të flas me ndonjë gazetar qëlloi rastësisht. Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie, pa asnjë prezantim kush ishin ata kriminelë, nuk kishin numër identifikimi nuk kishin asgjë dhe të dini një gjë, ndoshta kërkoni kamera apo pamje se duhet të kenë: ai operacion nuk nisi aty ku shikoni ju te makina ime, por nisi 300 metra përpara, ishin bllokuar të gjitha makinat dhe ata shkonin aty si kriminela, terrorizonin njerëzit, ne nuk kuptonim çfarë janë këta banditë që kërkojnë ndonjë njeri? Çfarë janë këta kriminela apo policë? Se ishintë forcave speciale që nuk lejohet të merren me këto lloj veprimesh dhe kur kanë mbërritur sic e keni parë.. dhe pas meje ishte një makinë private ku më futën mua. Pra për ish presidentin e republikës. Por unë isha me status zyrtar, deri në 24 korrik e kam status zyrtar si ish-president, si njeri që mbrohet nga garda e republikës. Pse bëhet kjo? Për njerëzit se mua cfarë do më bëjnë? Por mua më kanë bërë një nder të paparë, më kanë sjellë në një formë të paparë sportive” u shpreh Meta.

Kosova gati të presë emigrantë, zëdhënësi i qeverisë: Jemi në kontakte me SHBA-të

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, tha zëdhënësi i qeverisë së Kosovë, Përparim Kryeziu.

Ndërkohë ai theksoi se të tjera informacione do të jepen më vonë. Disa ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

Nga DASH-i theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e emigrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

Sakaq Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gjithashtu gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar, propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik./vizionplus.tv

Mister motivi i sulmit në Austri, hetimet nuk kanë zbuluar ende përse agresori vrau 10 persona dhe veten

Vijojnë hetimet për sulmin në  një shkollë në Austri që i mori jetën 10 personave, mes tyre  edhe një 15-vjeçare nga Kosova.

Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu aktin e rëndë  në qytetin  Graz, para se të vetëvritej në tualetin  e shkollës.

Disa media vendase  kanë raportuar se i riu dyshohet se  ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion. Autoritetet austriake thanw po ashtu  se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

Agresori kishte lënë një letër lamtumire  e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu një bombë artizanale jo funksionale u gjet në banesën e tij.

Ndërkohë policia ka deklaruar se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë  shkollës në kate të ndryshme, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit.  Sakaq  qindra qytetarë  u mblodhën mbrëmjen e të martës  në sheshin kryesor të Grazit, për te nderuar viktimat.

Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./vizionplus.tv

Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

Shqipëria ka barazuar 1-1 me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar pozitën në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha.

Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve.

Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.

Kështu Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

REZULTATI:

LETONI 1-1 SHQIPËRI

45+4′ Cernomordijs / 29′ Cernomordijs (A.G)

 

Gazetari nga Austria: Një vajzë nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin që ndodhi në shkollën e Grazit

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën.

“Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton skynews.

Gazetari kosovar Vehbi Haliti që jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka thënë se për fat të keq një prej viktimave të sulmit në një shkollë në këtë qytet është edhe një vajzë nga Kosova.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është anëtarë i kryesisë i Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të mëdha pas luftës së dytë botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, ka thënë ai.

“Unë e kam emrin dhe mbiemrin, por për shkaqe të privatësisë s’do t’i them sot”, ka shtuar ai.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

I lindur më 1947 në Suharekë, ai përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1971, ndërsa u specializua në urologji në Prishtinë dhe Beograd më 1977. Më pas vijoi edukimin në Gjermani me bursa prestigjioze si ajo e DAAD dhe Senatit të Berlinit. Në vitin 1985 mbrojti doktoraturën në fushën e onkologjisë urologjike në Berlin.

Përveç kontributit të tij si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai luajti një rol kyç në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

I përndjekur nga regjimi serb për shkak të angazhimit të tij politik, në vitin 1990 ai u dëbua dhunshëm nga Klinika e Prishtinës ku punonte si kirurg. Me krijimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Dr. Bukoshi organizoi rrjetin e donacioneve nga diaspora (“3 përqindëshi”), që mbajti në jetë sistemin paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë.

Pas luftës së Kosovës, ai mori pjesë në negociatat e Rambouillet-së dhe drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u rindërtuan shkolla, shtëpi dhe projekte kulturore në vend. Më pas shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, duke kontribuar në reforma në shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Bukoshi do të mbahet mend si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës paqësore dhe të periudhës së ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ai ishte një urë lidhëse ndërmjet mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare në Evropë. Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në jetën publike të vendit.

Arrestime në Tetovë: Sekuestrohen armë, drogë dhe municion gjatë një bastisjeje

Më 9 qershor 2025, rreth orës 17:10 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 plumba kalibri 9 mm, dy karikatorë bosh, 100 plumba kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Të dyshuarit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Tragjedi në pyllin e Fraktosit: Ariu sulmon dy alpinistë, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë veriore, ku një alpinist ka humbur jetën pas një sulmi nga një ari në pyllin e virgjër të Fraktosit, pranë qytetit Drama. Viktima dhe shoku i tij ishin duke eksploruar zonën malore kur u përballën me kafshën e egër, ndërsa ecnin drejt një përrua, ku ndodhej rrënoja e një avioni luftarak i rrëzuar 77 vite më parë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur dy alpinistët, të shoqëruar nga qeni i tyre, hasën papritur një ari të madh mes pemëve të dendura. Përpjekja e tyre për të trembur kafshën duke përdorur sprej piperi nuk rezultoi e mjaftueshme, pasi ariu sulmoi një nga alpinistët dhe e hodhi nga një shkëmb në një greminë rreth 800 metra të thellë.

Alpinisti tjetër, Dhimitris Kioroglou, shpëtoi duke u ngjitur në një pemë dhe më pas njoftoi urgjentisht shërbimet e zjarrfikësve. Pas orësh të tëra operacioni dhe falë sinjalit të telefonit celular, ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë vendndodhjen e trupit të viktimës, i cili ishte tashmë pa ndjenja.

“Qeni im e pengoi ariun dhe më dha kohë të përdorja sprejin. Por më pas u kthye dhe shkoi drejt Christos, e shtyu dhe ai ra në greminë,” tregoi i mbijetuari në mediat greke, teksa përshkroi me tronditje momentet e tmerrit. Ai tha se ariu ishte shumë i madh dhe sulmoi me egërsi dhe shpejtësi të frikshme.

Trupi i viktimës u transportua me helikopter fillimisht në aeroportin e Krisoupolis dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku u konstatua vdekja e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik grek dhe ka rikthyer debatin për sigurinë në zonat e egra dhe marrëdhënien mes njeriut dhe faunës së egër.

Organizatat ambientaliste kanë bërë thirrje për kujdes dhe masa të shtuara sigurie, duke theksuar nevojën për balancë mes mbrojtjes së natyrës dhe jetës njerëzore.

Amoklauf in Graz – was bisher bekannt ist

Bei einem Amoklauf an einer weiterführenden Schule in Graz sind mehrere Menschen getötet und verletzt worden. Unter den Toten ist auch der mutmaßliche Täter. Was ist über die Tat bekannt?

Was ist passiert?

Gegen 10.00 Uhr fielen Schüsse an einem Gymnasium in der südösterreichischen Großstadt Graz. Spezialeinheiten wurden laut Polizei sofort alarmiert. Das Gebäude wurde evakuiert, wie die Polizei auf der Plattform X schrieb. Schüler und Lehrer wurden zu einem sicheren Treffpunkt im ASKÖ-Stadion geleitet. Ein Kriseninterventionsteam hat die Betreuung von Schülern und Eltern übernommen.

Wie ein Sprecher des örtlichen Roten Kreuzes der Nachrichtenagentur dpa sagte, sind mehr als 160 Retter im Einsatz. Sie seien mit 65 Fahrzeugen angerückt. Auch mehrere Rettungshubschrauber seien im Einsatz.

Die Grazer Polizei hat Schaulustige dringend aufgerufen, keine Bilder oder Videos von dem Einsatz an einer Schule in sozialen Netzwerken hochzuladen. Sie will dieses Material vielmehr für ihre Ermittlungen verwenden und bat Umstehende, die etwas gesehen haben, ihr Material stattdessen auf einer Website des Innenministeriums hochzuladen.

Wie viele Opfer hat es gegeben?

Österreichischen Medien berichteten teils von acht, neun oder zehn Toten. Laut Angaben der Grazer Bürgermeisterin Elke Kahr gegenüber der österreichischen Nachrichtenagentur APA sind zehn Menschen getötet worden. Unter ihnen ist auch der mutmaßliche Täter, schrieb die Polizei Steiermark auf der Plattform X. Sieben der Opfer seien Schüler. Mehrere Verletzte seien in Krankenhäuser gebracht worden.

Was ist über den Täter bekannt?

Die Polizei geht derzeit von einem Einzeltäter aus. Er ist laut Polizei bei der Tat ums Leben gekommen – ob aus eigener Hand oder durch Fremdeinwirkung ist noch nicht klar. Auch liegen noch keine Erkenntnisse über ein mögliches Motiv vor.
Um was für eine Schule handelt es sich?

Es handelt es sich um ein sogenanntes Bundes-Oberstufenrealgymnasium. An solchen Schulen sind die Schüler und Schülerinnen gewöhnlich 14 Jahre oder älter. Die Schule zeigt auf ihrer Webseite 17 Schulklassen und ein Foto von rund 40 Lehrkräften. Graz ist mit rund 300.000 Einwohnern die zweitgrößte Stadt Österreichs.
Gibt es schon Reaktionen?

Österreichs Bundeskanzler Christian Stocker hat die Tat als eine “nationale Tragödie” bezeichnet. Er kondolierte den Angehörigen und Hinterbliebenen.

Auch die EU-Kommission kondolierte den Angehörigen: “Wir möchten den Familien der Opfer und der ganzen Stadt Graz unser tiefstes Beileid aussprechen”, sagte eine Kommissionssprecherin in Brüssel. “Wir stehen gemeinsam in Trauer und suchen nach Klarheit nach diesem schrecklichen Ereignis in einer Schule.” Es seien “absolut schreckliche und tragische Nachrichten”.

Die katholischen Bischöfe der Region haben ebenfalls mit Entsetzen auf die Tat reagiert. “Diese Wahnsinnstat in einer Grazer Schule lässt uns fassungslos und erschüttert zurück”, erklärten Wilhelm Krautwaschl, Bischof von Graz-Seckau, und Weihbischof Johannes Freitag. “Unser tiefstes Mitgefühl gilt den Schülerinnen und Schülern, dem Lehrpersonal und den Angehörigen”, so die Geistlichen in einer gemeinsamen Stellungnahme.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri/ Dhjetë të vdekur, mes viktimave nxënës dhe mësues, autori vret veten

Dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.

I dyshuari, një ish-student 22-vjeçar që mbante dy armë, një pistoletë dhe një pushkë qëlloi në drejtim të nxënësve dhe mësuesve në shkollën BORG Dreierschützengasse.

Duke cituar policinë lokale, media shtetërore austriake ORF tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë studentë dhe mësues.

Nxënës dhe mësues janë midis viktimave dhe se autori i krimit besohet se ka qëlluar veten dhe është gjetur i vdekur në tualetin e shkollës.