Shumë njerëz e kanë shprehi që të nxehin ushqimet e mbetura nga dita e kaluar dhe të gatuajnë kështu një ushqim të ri.
Janë disa ushqime që mund të nxehen sa herë që ju doni por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj, sapo t’i nxehni ato.
Në fakt, këto ushqime nëse nxehen mund edhe t’ju helmojnë. Kjo për arsye se nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në helme kur nxehen për herë të dytë.
Më poshtë janë ushqimet që nuk duhet t’i hani pas nxehjes, transmeton Klan Kosova.
Spinaqi
Asnjëherë mos e nxehni spinaqin për herë të dytë sepse mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Rekomandohet që spinaqin ta hani menjëherë sapo të gatuani.
Spinaqi është i mbushur me sasi të lartë të nitrateve të cilat kur nxehen mund të kthehen në nitrite. Në këtë mënyrë, mund të kenë veti kancerogjene që mund të jenë shumë të dëmshme për trupin e njeriut.
Selino
Ne shpesh përdorim selino për përgatitjen e supave. Edhe selino është i pasur me nitrate dhe kur ju ngrohni supën tuaj me selino, nitratet mund të kthehen në nitrite dhe të dëmtojnë shëndetin tuaj.
Prandaj, hiqni selinon kur doni të ngrohni supën tuaj.
Panxhari
Kjo perime është e pasur jashtëzakonisht shumë me nitrate. Prandaj panxharin nuk duhet ta nxehni, mund vetëm ta ngrohni.
Patatet
Patatet kanë sasi të madhe të ushqyesve të shëndetshëm. Por kur i lëni të rrinë për një ditë ose dy, patatet mund të humbasin ushqyesit e tyre të shëndetshëm.
Në këtë pikë, ato mund të jenë më të dëmshme sesa të dobishme për trupin tonë.
Vezët
Vezët mund të jenë kërcënuese për jetën në qoftë se ekspozohen ndaj temperaturave të larta ose nxehen. Kjo nuk vlen për ushqimet që përmbajnë vezë por vetëm për nxehjen e vezëve të ziera ose të skuqura.
Pula
Mishi i pulës mund të jetë helmues nëse nxehet për herë të dytë. Poashtu ju mund të përjetoni disa probleme të tretjes sepse struktura e proteinave ndryshon.
Mishi i pulës përmban më shumë proteina sesa mishi i kuq. Është e preferueshme të hani mishin e pulës të ftohtë, por, nëse ende dëshironi ta hani mishin e ngrohtë, atëherë sigurohuni që temperatura është e ulët dhe se procesi i ngrohjes zgjat më shumë.
Këpurdhat
Dihet se kërpudhat janë ushqimi kryesor që nuk duhet të nxehet. Në përgjithësi, kërpudhat duhet të hahen menjëherë pas përgatitjes.
Nëse doni t’i hani ato ditën e ardhshme, sigurohuni që t’i konsumoni të ftohta.