Afërsisht 80 gjene të cilat lidhen me depresionin janë identifikuar sipas një raporti të ri, të publikuar nga shkencëtarët britanikë.
Kjo ndihmon që të shpjegohet se pse disa persona kanë rrezik më të madh që të preken nga kjo sëmundje.
Studimi i publikuar të hënën është pjesë e një sërë provash që sugjerojnë se faktorët gjenetik luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e depresionit, i cili është bërë mjaft i shpeshtë gjatë dekadës së fundit.
Studiuesit kanë pasur probleme që të përcaktojnë shkaktarët e depresionit, që përbën edhe shkakun kryesor që rreth 16 milionë persona të moshës së rritur janë të prekur në Britani, ndërsa në Amerikë rreth 13 milionë.
Autorët kanë theksuar se këto të gjetura ndihmojnë që të kuptojnë më mirë shkaktarët dhe të krijojnë tretmane më efektive./kk/