Në stinën e pranverës dhe verës femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve. Zbuloni disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund të kurohen.
1.Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton variçet
Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variçeve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Shkaqe të tjera janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve dhe kontrolli hormonal i lindjes
2.Nuk janë thjesht një problem estetik
Koncepti më i zakonshëm është se variçet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thonë ekspertët. Pra, kur duhet të shkojmë tek doktori? Nëse këmbët tuaja ndjehen të rënda apo ju dhembin në fund të ditës.
3.Variçet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë
Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen. Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.
4.Edhe meshkujt kanë variçe Ekspertët vlerësojnë se 70-80% e pacientëve që trajtohen me variçe janë femra, por kirurgu vaskular, Garth Rosenberg thotë se edhe meshkujt vuajnë nga kjo sëmundje edhe pse kanë më pak nevojë për trajtim.
5.Edhe shtatzënia shkakton variçe Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për variçet./Burimi ”Gazeta Shëndeti”/