“Kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me aparate e me arka. Kujt i bëhet vonë se banorët nuk duan kazino? Kujt i intereson se protestojnë njerëzit”, – thuhet në postimin e kësaj video nga banorët e Tetovës, përcjell Almakos.
Ditë më parë protestuesit në Tetovë ngritën zërin kundër hapjes së një kazinoje në Reçicë të Vogël, përballë objektit të UT-së e në afërsi të dy shkollave të mesme, atë të mjekësisë dhe bujqësores.
Ndryshe, në qytetin e Tetovës ka rreth 50 kazino dhe mbi 150 bastore sportive, dhe shumica e tyre as që kanë leje përkatëse për veprimtaritë që ushtrojnë. Pprotestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa kazinotë dhe bastoret sportive të largohen nga afërsia e shkollave dhe universiteteve në Tetovë./Almakos