Pushteti e përfitoi opozitën, por i humbi gjyqtarët me ligje të reja mbi gjyqësorin. Ndryshimet në Ligjin për Gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor parashikojnë më shumë kritere për vlerësimin e gjyqtarëve. Risi është gjithashtu që nga një maksimum prej 200 pikësh që mund t’i marrë një gjykatës, shumica ose 120 pikë merren për cilësinë e punës dhe 80 të tjerat për sasinë e punës së bërë. Dispozitat e harmonizuara mes pushtetit dhe opozitës për shkarkimin e gjyqtarëve nuk kanë mbështetjen e kreut të Shoqatës së Gjyqtarëve.
Nëse keni një dispozitë që nuk është shpjeguar plotësisht dhe ekziston si bazë për shkarkim, atëherë jeni në një terren shumë të rrëshqitshëm dhe nuk e dini se si do të sillet nesër, organi rregullator, trupi rregullator, Këshilli Gjyqësor – tha Xhemail Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.
Elementi tjetër kyç në reformën e ligjeve gjyqësore është se është ndryshuar dhe është rritur numri i arsyeve që mund të çojnë në shkarkimin e gjyqtarit. Emisioni “360 gradë” e ballafaqoi Zëvendësministrin edhe me faktin se Këshilli Gjyqësor vendosi në disa raste të neglizhonte vlerësimin dhe të avanconte kandidatët që nuk shënuan më shumë pikë.
“Po. Kjo është arsyeja pse është bërë. Ai që merr më shumë pikë, do të duhet të avancohet. Do të duhet, apo patjetër të jetë kështu?Patjetër të jetë kështu në fakt. Duhet të përzgjidhet, apo jo…” – tha Oliver Ristovski – zëvendësministër i Drejtësisë.
Për paketën e ligjeve reformuese, për Gjyqësorin, Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve do të marrë një qëndrim deri në mes të majit. Për të gjitha pikat kontestuese është rënë dakord të ndiqet dhe respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias, që pritet në fillim të verës./am/