Ballina Aktualitet Lajme ZAEV: JAM GATI PËR TAKIM LIDERËSH

ZAEV: JAM GATI PËR TAKIM LIDERËSH

Jam në dispozicion për takim liderësh, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ketë takim liderësh me kërkesë të opozitës.

Ai theksoi se që dje ka pasur informata se janë në dispozicion, por se për takim liderësh të gjithë pjesmarrësit duhet të jenë në vend, ndërkaq presidenti Ivanov është në Turqi, e Ministri i Punëve të Jashtmë është në Hagë.

“Sot pas kësaj ngjarjeje jam i gatshëm të mbaj mbledhje me liderin e opozitës, nëse ai vlerëson se duhet të ketë. Ata kanë kërkuar takim liderësh, sidoqë të vendosin unë qëndroj në dispozicion, t’i informoj para se të shkojmë në takimin në Sofje. Gjithsesi jam i gatshëm edhe pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, ta ftoj takimin e liderëve, kur të gjithë do të ishin të pranishëm. Por, thirrja është nga lideri i opozitës dhe unë jam në dispozicion në koordinim me të, kështu edhe ta organizojmë takimin”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse më 17 maj do të ketë takim me kryeministrin grek Aleksis Cipras, si datë i një marrëveshjeje përfundimtare, ai u përgjigj se ai takim nuk është nga ato të caktuarat që i presin. Takimi në margjina të Samitit të BE-së, ku do të jenë të pranishëm të gjithë kryeministrat e BE-së, si dhe gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si vende kandidate për anëtarësim në BE. /SHENJA/