Marrëveshja e 18 majit, mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, është kthyer në një burim frymëzimi edhe për këngëtarët.
Këngëtari Klevis Bega, i njohur edhe si Kastro Zizo, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale, një këngë kushtuar marrëveshjes së 18 majit, ku nuk kursehet ironia dhe sulmi ndaj klasës politike.
Teksti i plotë:
Ta gezojme 18 majin! 😉
“Burrat e Shtetit”
Strofë
Kujtoni thirrën atëher se ne fituam
nuk kishte dasëm por festë që ne jetuam
dolli armikut që e mori sot në prehër…..
Si na iky ky vit pa e kuptuar
prej ditës që u puthëm dashuruam
tani janë njësoj si më parë
vet si më parë, jetë si me parë
Se nuk mund të jemi dot primitivë
të tjerët po na thonë politikën se kuptojmë
ca ca e mohojnë, ca ca e gjykojnë (2x)
Ne e dimë se e gjitha është një teatër
ndaj aq sa jetojmë, ne e bojm sot me hater
kjo është puna përherë me fitimin
2-3 herë në vit, e bojn ata shpagimin
Ref
Dolli me armikun që të mori ty në prehër
kur duart i ferkoje dhe më thoje unë kam vlerë (2 here)
Strofë
Lëvduar kush e shpiku sonte garën
mjafton të hysh ta bosh ti të paparën
kampioni do të verë dorën në zemër
vec një laps, një letër, jo jo penelin
Në ktë vend duhet veç fantazi,
flasin kot Shqipëri, Shqipëri,
ku je ti a je ti, a je ti,
ku je ti pse je ti, a je ti,
a t’harruan, a kujtuan, se t’mohuan
burrat e dheut ty t’harruan
A kujtoni si ne thirrëm
ne fituam,
nuk ishte dasëm,
por e shijuam