Ballina Aktualitet Kultura Nis zbardhja e elitave intelektuale në 10 vitet e para nën regjimin...

Nis zbardhja e elitave intelektuale në 10 vitet e para nën regjimin komunist (VIDEO)

Nis studimi mbi kontributin e shkencës dhe intelektualëve që nga instalimi i diktaturës në 1945-n deri në 1954-n.  Drejtuesja e  projektit “Perform” Sonila Boci thotë për ABC News se jane përzgjedhur 10 personalitete e ku do të hidhet dritë rreth tyre përmes fakteve dhe dokumentave të ish-sigurimit dhe rrjetit të dokumenteve të shumëfishta arkivor.

Përmes dosjeve të ish-sigurimit dhe arkivave të ndryshme nis zbardhja e elitave në dhjetë-vjeçarin e  parë të sistemit komunist. Janë përzgjedhur 10 personalitete të rëndësishme si Eqerem Çabej, Gjergj Kokoshi, Gjovalin Gjadri, Sabiha Kasimati, Arshi Pipe, Ollga Pëllumbit dhe Petraq Pepo dhe Petraq Qafoku. Udhëheqësja e këtij projekti, Sonila Boci thotë se fusha e kërkimit është në shumë dimensione rreth këtyre personaliteteve, ku do të dalin në dritë shumë risi në lidhje mes personaliteteve dhe sistemit komunist.

Ky projekt nis me ditëlindjen e një prej personaliteteve që e pushkatua nga regjimi Selahudin Toto, e ku  autoriteti i dosjeve ka bërë e mundur që për herë të parë familjarët të kenë tashmë temën e diplomës dhe disa fotografi të tij. E afërmja, studiuesja Nevila Nika e emocionuar shpreh mirënjohje, pasi prej tij dhe familjes Toto nuk posedojnë shumë gjëra, pasi u sekuestruan nga regjimi.

Qëllimi i studimit të personaliteteve dhe roli shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist 1945-1954 ka për qëllim nisjen e një dialogu publik edhe mbi personalitetet e shkencës dhe kulturës./abcnews.al