Pas koordinimit disa mujorë mes shumicës dhe opozitës, një serë ligjesh dhe vendime sot kaluan pa asnjë pengesë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i dha dritë jeshile Propozim-vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative. I njëjti do të duhet të ketë së paku 240 kredi dhe të ketë së paku 10 vjet përvojë punë në profesionin e tij. Ligji parasheh që emërimi i drejtorit të ATO-së,të bëhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Mazhorancën dhe opozitën i bashkoi edhe ndryshimi në Kodin Zgjedhorë. Ata u dakorduan dhe votuan së bashku për mandat 6 mujorë të 7 anëtarëve të KSHZ-së. Nga 7 anëtarë, nënkryetari dhe 3 anëtarë do të propozohen nga shumica parlamentare ndërsa kryetarin e KSHZ-së dhe dy anëtarë i propozon opozita. Mandati i tyre do të jetë 6 mujorë deri në momentin sa nuk përpilohen dhe miratohen reformat ose paketa ligjore që ka të bëj me Kodin Zgjedhor.
Të gjithë deputetët së bashku, gjithashtu mbështetën edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për çmime shtetërore, me të cilin do të fillojnë të ndajnë çmime shtetërore për 22 nëntor, që ndryshe njihet si dita e alfabetit.
Kjo ditë është festë për komunitetin shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, është një nga datat më të shënuara të kombit shqiptarë dhe unë falënderojmë deputetët të cilët i dhanë mbështetje kësaj nisme e cila rrjedh nga programi ynë zgjedhor. Ftoj edhe opozitën në Kuvendin e RM-së që ti japim përkrahje kësaj nisme, me të cilën në fakt do të japim çmime shtetërore për arritje në kohezionin shoqërorë dhe në marrëdhëniet ndëretnike në tolerancën mes qytetarëve -deklaroi Artan Grubi – Deputet i BDI-së.