Në njësinë kundër zjarreve në Autokomandë, sot në mënyre solemne u shënua 20 maji Dita e zjarrfikëseve. Manifestimi filloi me prezantim solemn të zjarrfikësve, kurse Komandanti i Brigadës kundër zjarreve, Zvonko Tomeski i raportoi kreut të Shkupit, Petre Shilegov.
Por kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se do të investohet në pajisje dhe modernizim të brigadës kundër zjarreve.
“Këtë vit nga Buxheti i Shkupit për Brigadën kundër zjarreve kemi ndarë rreth 134 milion denarë. Me këto mjete është parashikuar furnizim i pajisjeve teknike automekanike shkallë minimum 75 metrash dhe furnizim të dy automjeteve autocisterne”.
Gjithashtu Shilegov tha se këtë vit në Brigadën për mbrojtje kundër zjarreve do të pranohen 50 zjarrfikës.