Zakonisht “puthja e lamtumirës” mes një çifti duhet të jetë pasiononte, por jo për këtë çift!
E dashura e kafshoi partnerin e saj në gjuhë dhe refuzoi që ta lëshonte atë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku burri bërtiste nga dhimbjet dhe mundohej ta largonte partneren, por ajo nuk ia lëshonte gjuhën.
Në mënyrë që ta shkëpusnin 26-vjeçaren, prej partnerit të tij tri vite më të ri, policia u desh të përdorte sprei me piper.
Pas ngjarjes partneri u trajtua në spital për gjuhën e gjakosur, ndërsa e dashura e tij u shoqërua në spital.
Mësohet se ajo nuk dëshironte të ndahej prej tij dhe shfrytëzoi rastin ta kafshonte, teksa çifti po shkëmbente ‘puthjen e lamtumirës’ para se të ndaheshin.