“Do të duhet të dënohen edhe njerëzit nga pala shqiptare, të cilët e kanë kriminalizuar popullin shqiptarë. Pas atij patriotizmi të rrejshëm ne duhet të analizojmë mirë se çfarë ndodh. Realisht Gruevski ka pasur bashkëpunëtor dhe dihen bashkëpunëtorët e tij me emra dhe mbiemra”. Kështu është shprehur profesori universitar Arsim Sinani në emisionin “Info Magazina” në Klan Kosova me temë “Dënimi i Gruevskit dhe emri i ri i Maqedonisë.
Sipas Sinanit, problemi në Maqedoni nuk është vetëm te emri, problemi shqiptaro –maqedon nuk është zgjidhur.