Në Ohër për sot janë paralajmëruar protesta kundër ndryshimit emrit kushtetues të Maqedonisë. Protesta do të udhëhiqet nga “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe pritet të filloj në orën 19.30 në sheshin kryesor të qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit”.
“Protesta do të jetë në 1000 vjetorin e rrënies së shtetit të Maqedonisë dhe 1000 vjetorin e ekzistimit të peshkopisë së Ohrit”, thonë organizatorët, duke shtuar se protesta do të jetë shenjë të mbështetjes së Kishës Ortodokse të Maqedonisë.