Ballina Aktualitet Lajme KUMANOVË, ME DIPLOMË FALSE ËSHTË PUNËSUAR NË DSK

KUMANOVË, ME DIPLOMË FALSE ËSHTË PUNËSUAR NË DSK

Nga SPB-ja në Kumanovë njoftojnë se janë ngritur padi penale kundër M.B(33) nga Kumanova, ndaj drejtorit gjeneral në Institutin “Gavrillo Romanoviç Derzhavin”, në Sveti Nikollë, B.S(36), rektori i Institutit të njejtë D.N(71) nga Probishtipi, si dhe kundër personit V.M.N (59).

I akuzuari M.B(33) nga të akuzuarit e tjerë i është mundësuar diploma se ka diplomuar në drejtimin e Ekonomisë dhe menaxhimit, dhe përnjëherë ka regjistruar 24 provime, në të cilat në 19 provime nuk ka qenë prezent por ka qenë jashtë Maqedonisë, ndërsa nga gjithsej 33 provimet e parapara obliguese, 5 prej tyre i ka kaluar ende pa qenë i regjistruar.

Më 1 tetor, të vitit 2015 i akuzuari është punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK) dhe më pas me vendim është ngritur në pozicion.