Fatkeqësisht, mënyrat klasike të shërimit të disa problemeve tipike shpesh nuk janë të suksesshme. Në ato gjendje njerëzit shpesh i kthehen mjekësisë alternative. Dhe ky nuk është hap aspak i keq. Kështu, shkencëtarët kanë mbledhur dëshmi të reja që disa mënyra nga mjekësia alternative me të vërtetë japin dobi. Barishtet dhe bimët e ndryshme, akupunktura, masazhi, hipnoza, terapitë mendore dhe trupore, të gjitha këto kanë ndikime pozitive.
Metodologjia alternative është e lehtë për trupin, shpesh vepron më mirë se ilaçet e fabrikës dhe nuk është as e shtrenjtë.
Masazhi për depresion
Shumë hulumtime kanë dëshmuar se stresi kronik mendor dhe emocional çon deri te depresioni, ai mund të lehtësohet me masazh. Ekspertët besojnë që me masazh nxitet sekretimi i endorfinës. Janë të shumta rastet në të cilat masazhi ka qenë më i suksesshëm se ilaçet klasike si prozac dhe paxil, veçanërisht në lehtësimin e problemit, i cili çon deri te depresioni. Përveç gjithë kësaj, siç theksohet në revistën “Prevention”, terapia me masazh ka ndikim qetësues, lehtëson dhimbjet dhe shpejton shërimin pas disa lëndimeve sportive dhe të tjera.
Për dhimbje kronike, akupunktura
Shumë hulumtime të reja vërtetojnë që kjo formë e vjetër e terapisë është një nga mënyrat më të mira për largimin e rrudhave dhe shumë problemeve të tjera nga koka deri te këmbët. Kështu, akupunktura është dëshmuar më e suksesshme gjatë trajtimit të dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës sesa metodat klasike. Përveç këtyre, akupunktura është e mirë edhe për dhimbjet në gjunjë, përmirëson lëvizshmërinë, lehtëson shenjat e osteoartritit. Kështu, me vendosjen e gjilpërave të posaçme në pika të caktuara në trup balancohet energjia trupore dhe përmirësohet gjendja e organizmit. Përparësi shtesë të akupunkturës është se do të njihni më mirë trupin tuaj.
Për pagjumësi Tai Chi
Keni pagjumësi kronike? Provoni tai chi. Reagim i lehtë, meditues i trajnimit, përmirëson cilësinë e gjumit dhe neutralizon formën e lehtë të pagjumësisë. Përveç kësaj, dukshëm pakëson edhe stresin. Pas 16 jave me tai chi do të jeni të rilindur tërësisht. Megjithatë, e rëndësishme është të ushtroni në mënyrë të rregullt dhe më së miri është të shkoni tek eksperti. Në fund, tai chi do t’jua lehtësojë gjendjen për një gjumë më të qetë.
Rodiola e kuqe për ankth. Kjo bimë përdoret me shekuj nga Rusia dhe Skandinavia e deri në Islandë (rritet në kushtet ekstreme veriore). Ajo pakëson ankthin, bima po ashtu lehtëson shenjat e lodhjes.
Kakao për tension të lartë
Nëse e pini çdo ditë gjatë dy javëve, kakaoja (sa më e mbyllët, më e mirë) mund të ulë tensionin e gjakut te njerëzit me formën e rëndë të hipertensionit. Përveç kësaj, kakaoja, ashtu si edhe çokollata është përplot me antioksidantë, të cilët janë të mirë për parandalimin e kancerit, forcojnë sistemin e imunitetit dhe ngadalësojnë plakjen. Dhe është e shijshme!
Hipnoza për sulmet e nxehtësisë
Femrat, të cilat kanë qenë të hipnotizuara disa herë gjatë trajtimeve pesëjavëshe, kanë vuajtur më rrallë dhe më pak nga sulmet e nxehtësisë në trup. Hipnoza, sipas hulumtimit të ri, mendohet të ndryshojë mënyrat në të cilat truri kupton sinjalet e jashtme. Për shembull, me hipnozë mund t’i “urdhërohet” trurit të thjeshtojë ndjeshmërinë e vet në rritjen e temperaturës, në këtë mënyrë femrat nga hulumtimi kanë zgjidhur problemin e tyre. Në fund, me hipnozë mund të fitoni mbi ankthin, depresionin dhe përmirësoni cilësinë e gjumit.
Çaji i gjelbër për artritin reumatoid
Edhe pse hulumtimet janë të kufizuara vetëm në kushte laboratorike dhe kafshë, hulumtimet më të reja gjithsesi intrigojnë. Me përdorimin e përditshëm të çajit gjatë tri javëve thjeshtohet rreziku nga artriti reumatoid. Në të gjenden polifenolet, të cilat me veprimin e tyre antioksidativ, forcojnë imunitetin. Përveç kësaj, sipas shumë hulumtimeve të tjera, çaji i gjelbër mund të ndihmojë edhe gjatë dobësimit.