Ballina Aktualitet Lajme RASTI “MONSTRA”, SOT MBAHET SEANCA GJYQËSORE E RADHËS

RASTI “MONSTRA”, SOT MBAHET SEANCA GJYQËSORE E RADHËS

Sot në Shkup në gjykatën penale do të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Monstra”. Në seancën e kaluar u dëgjuan tre dëshmitarë. Ndërsa njërit prej tyre iu përkeqësue gjendja shëndetësore dhe për këtë arsye seanca u shty. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev tha se në seancën e radhës do të vazhdohet me procedurën e dëshmive.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Ndërsa Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Fejzi Azirin dhe Sami Lutën, të cilëve ju shqiptoi masa të përkujdesit. Mbeten në kërkim nga organet e rendit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq.