Moti so në vend do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, prej mesditës dhe posaçërisht në pjesët perëndimroe dhe jugperëpndimroe do tëlë ketë reshje shiu dhe me erë të dobët deri mesatare në drejtimin verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 7 deri 16 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 25 gradë. UV indeksi do të jetë 5.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjajshëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë 12 gradë, ndërsa e ditës 23 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, prej nesër deri të mërkurën rajoni ynë do të jetë nën ndikim ciklonik dhe do të kushtëzojë mot kryesisht me vranësira dhe më të freskët, vende-vende me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, posaçërisht në pjesët perëndimroe dhe jugore të vendit (lokalisht mbi 50 l/m2 shtresë uji).
Deri të mërkurën do të jetë më freskët gjatë ditës, ndërsa më pas temperaturat do të jenë në ngritje.