Ballina Argëtim Jetë & Stil Zbuloni si ta nisni javën mirë pas pushimeve të fundjavës

Zbuloni si ta nisni javën mirë pas pushimeve të fundjavës

Pas pushimit gjatë ditëve të vikendit, shumë nga ne përtojmë të fillojmë një javë të re, e cila nga e hëna nis me shumë punë. Por, mos harroni, që nëse nisni javën e lumtur, ashtu do të jeni gjatë gjithë javës. Pastaj dihet se kur jeni në humor të mirë, jeni edhe më produktiv në punë.

Fillojeni ditën me diçka pozitive

Kaloni 15 minutat e para duke dëgjuar apo duke lexuar diçka që ju pëlqen. Truri përshtatet me atë që i ofroni.

Rishikoni qëllimet tuaja

Ekziston një qëllim madhor që ju zgjon të hënën në mëngjes dhe pastaj shkoni në punë. Kaloni pak momente duke menduar arsyet para se të nisni rutinën e punës.

Buzëqeshni

Studimet kanë bërë të ditur që buzëqeshja ul stresin dhe ju bën më të lumtur.

Bllokoni vjedhësit e energjive

ka mundësi që nëse keni kaluar fazat e mësipërme, të gjithë “vjedhësit” e energjive të jenë tashmë të dështuar. Megjithatë mbeten gjithmonë një apo dy të tillë, të cilët janë më këmbëngulës. Mos u dorëzoni.

Punoni me mend

Ju duhet të harxhoni 8 orë pune për të kryer 2 orë punë. Përdorni kohën në mënyrë efektive dhe shpenzoni 6 orë të tjera duke shijuar jetën.

Gjeni ekuilibrin

Mos e kaloni gjithë ditën duke punuar. Shijoni paksa lirinë dhe bëni diçka që ju pëlqen. Argëtohuni.