VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate thekson se kryeministri Zaev për një vit ka fshirë historinë maqedonase e cila rrezikon të ardhmen e një kombi.
“Vetëm me një nënshkrim qeveria e LSDM-së është larguar nga gjithçka që është maqedonase. Zaev u tërhoq nga emri maqedonas, identideti dhe gjuha për të cilat betohej para paraardhësve të tij se do të mbeten të pandryshuara”, thonë nga VMRO-DPMNE
“Marrëveshja e tillë kapitulluese nën udhëheqjen e Zaevit dhe Dimitrovit rrezikon trashëgiminë kulturire, shtetësinë dhe sovranitetin, duke e bërë Maqedoninë si diçka krejtësisht të re”, shtojnë nga opozita VMRO-DPMNE./tv21/