“Komisioni Evropian menjëherë ka filuar përgatitjet për projektimin e procesit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, të cilat kanë marrë datë me kusht për të nisur bisedimet me BE-në”, tha në intervistë për REL, eurokomesari Johannes Han.
Ai tha se me vendimin e Këshillit të Evropës, Komisioni ka dritë jeshile për të filluar përgatitjet, me qëllim që zyrtarisht bisedimet të fillojnë në mesin e vitit të ardhsëm.
Në lidhje me atë se a është i sigurt se kjo a do të ndodh në qershor të vitit 2019 dhe se asnjë anëtare nuk do ta bllokojë procesin, Han tha se projektimi varet nga Komisioni Evropian dhe se është punë gjithpërfshirëse.
“Sipas njerëzve të mi, janë më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen gjitha elementet e ndryshme. Kjo është përgjegjësi e qeverive, gjegjësisht administratës dhe ne e kemi këtë qëllim ambicioz”, tha Han.
Ai qytetarët porositi që të shikojnë në parim, pasi jo vetëm që është nëshkruar marrëveshje, por edhe për atë që duhet të bëhet.