Përparimi i Maqedonisë nuk do të ishte i mundur nëse nuk do të ishte lidershipi i guximshëm dhe realizimi i suksesshëm i reformave, porositën sot prëfaqësuesit e Grupit të Ohrit, miqtë dhe mbështetësit e Maqedonisë, të kryesuar nga Xhorxh Robertson në takimin me kryeminsitrin Zoran Zaev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Londër.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson, në takim informoi se të gjithë anëtarët e grupit Ohri dhe miqtë e Maqedonisë e kanë mbështetur letrën e cila në emër të grupit u është dërguar shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe të NATO-s, për vendimin pozitiv të Këshillit të Evropës dhe për aktivizimin e paralajmëruar të ftesës për anëtarësim në NATO. Gjatë takimeve, diplomatët dhe politikanët me përvojë, përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare, e cekën përparimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe e theksuan rëndësinë historike për marrëveshjen e arritur me Greqinë e cila i hapi dyert për anëtarësim në NATO dhe datën për negociata me BE-në.