Në Turqi u zhvillua ceremonia e inaugurimit të presidentit të Republikës së Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan si president i parë i shtetit turk me sistem presidencial, përcjell KosovaPost.
Meqë e gjithë bota kishte kthyer sytë nga Turqia dhe kishte të ftuar nga e gjithë bota, nga Maqedonia i ftuari special në këtë ceremoni ishte edhe miku më i afërt me dekada i Presidentit Erdogan, njëherësh edhe mik i afërt i të ndjerit Alija Izetbegoviç dhe kryetar i SDA-së, pra personi në fjalë është Qenan Mazllami nga Tetova, tek i cili presidenti i tanishëm i Turqisë para themelimit të partisë AK, qëndroi disa ditë në Tetovë në mikpritjen e tetovarëve dhe në votrën e Qenan Mazllamit.
Gjithashtu në drekën solemne që ishte përgatitur për të ftuarit specialë dhe liderët e vendeve të ndryshme, pjesëmarrës ishte edhe z. Mazllami.