Në rrugën ,,Sedek Kostovski,, në Gostivar, më datë 23.07.2018 rreth orës 02 e 40 minuta, vetura e tipit ,, BMW X5,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 23 vjeçari H.A, nga fshati Llakavicë e Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga, është përplasur me një shtyllë elektrike prej betoni, si dhe një tjetër shtyllë prej druri, pas së cilës është rrokullisur.
Pas fluturimit dhe rrokullisjes, bashkudhëtari në veturë, personi E.F. 23 vjeç nga Gostivari, është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, për dhënien e ndihmës mjekësore.Punohet në zbardhjen e shkakut të aksidentit, dhe detajeve tjera në veçanti.